Spektakël nga Rudiger, shndërrohet në një ‘Zinedine Zidane’ në takimin ndaj Leicesterit (Video)

    Chelsea mori një fitore të rëndësishme ndaj Leicesterit në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier me rezultat 2-1.

    Ndeshja prodhoi të gjitha, me fundin e saj që e kishte edhe një përplasje të ashpër.

    Golat e shënuar nga Antonio Rudiger dhe Jorginho, i dhuruan Chelseat tre pikë dhe një hap të madh për kualifikim në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

    Por, mbrojtësi gjerman në një moment dhuroi spektakël, duke u shndërruar në një Zinedine Zidane.

    Rudiger mori topin afër mesfushës, duke parakaluar disa lojtarë të Leicesterit në stilin e legjendës franceze.

    Videoja më poshtë e tregon momentin qartë se si gjermani bëri lëvizjen e famshme të Zidanes, derisa as lojtarët e Chelseat nuk e besonin se çfarë panë. 

    Lajmi Paraprak

    Mijallkovi del nga burgu?! Jep garancë prej 10.8 milionë eurove

    Lajmi i rradhës

    Skandali me djegien e derivateve toksike | “BDI dhe LSDM i helmojnë qëllimisht qytetarët e RMV-së”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë