Skandaloze, Policia e Kosovës i ka vetëm 7 radarë

    Policia e Kosovës i ka vetëm vetëm shtatë radarë për matjen e shpejtësisë së pjesëmarrësve në komunikacion.

    Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në emisionin “KALLXOPernime”, e ka bërë të njohur këtë fakt, tek ka folur edhe për gjendjen e Policisë së Kosovës.

    “Policia e Kosovës për momentin i ka shtatë radarë. Në këtë gjendje jemi”, ka thënë Sveçla.

    Ai gjithashtu ka folur edhe për pensionimin e policëve.

    “Shumë shpejt në Kuvend do të shkojë ligji për pensionim të parakohshëm, ligj i cili do të implementohet për tri vite. Me këtë ligj do të afektohen rreth 2 mijë polic”, është shprehur ai.

    Lajmi Paraprak

    Stilistja e Gigi dhe Bella Hadid ndanë pesë artikujt që të gjithë duhet t’i kenë në garderobë

    Lajmi i rradhës

    Hadis Velii e shpëton Renovën nga rënia në Ligën e Dytë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë