Hadis Velii e shpëton Renovën nga rënia në Ligën e Dytë (Video)

    Foto: Arif Tairi

    Renova edhe pse me shumë vështirësi, në fund i’a doli të mund Ohrin në ndeshjen e balotazhit për mbijetesë në Ligën e Parë, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 2:2, njofton infOSport.

    Edhe pse për fajin e tij, Ohri avansoi vetëm pas 4 minutave lojë, në fund portieri Hadis Velii, u tregua si njeriu vendimtarë në këtë fitore të Renovës, duke pasur parasysh se i njëjti ndali dy penalti të futbollistëve kundërshtarë, ndërsa në serinë e 5-të bëri që kapiteni Veljanovski të godas vetëm mbi portë.

    Ndryshe Ohri avansoi vetëm pas 4 minutave lojë, kur Lupçe Trpeski me një goditje nga më shumë se 70 metra shënoi një gol që rrallë herë shihet në terrenet e futbollit. Një pjesë të fajit kishte portieri Hadis Velii, i cili në mënyrë të pakumptimtë lëshoi portën e tij, ndërsa edhe era që fryente në ato momente doli të jetë kundër tij, ashtu që në fund topi përfundoi në rrjetë për rezultat 1:0 në favor të Ohrit.

    Nuk zgjati shumë dhe në minutën e 19-të, Renova barazoi shifrat në 1:1. Remzifaik Selmani mjaft mirë depërtoi nga e majta, duke kaluar disa futbollistë kundërshtarë, ndërsa pasi u fut thellë në zonën kundërshtare, me një pasim të saktë gjeti para portës kundërshtare bashkësulmuesin e tij, Shefit Shefitin, i cili nuk fali dhe në ato momente barazoi shifrat në 1:1.

    Me këtë rezultat, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa edhe pjesa e dytë doli të jetë kopje e të parës. Futbollistët e Ohrit ishin ata të cilët shënuan sërish të parët, këtë herë pas 5 minutave të kaluara, me autorë Robert Mitev.

    Një gjë të tillë si duket nuk e kishin pritur futbollistët e Renovës, të cilët më pas morrën në tërësi kontrollin e lojës, duke krijuar disa raste të mira para portierit Simonovski, i cili në fund thjeshtë ju dhuroi barazimin futbollistëve të Renovës, pas asaj gafe të bërë në minutën e 89-të.

    Ndërkohë paraprakisht i njëjti kishte shumë fat pas goditjeve të Suhejl Muharremit, i cili fillimisht pas një harkimi goditi traverzën, që më pas edhe shtyllën, para se të vinte ai momenti tragjik për Ohrin, kur Simonovski lëshoi topin nga duart, ndërsa këtë nuk e fali Shefit Shefiti, i cili nga afërsia shënoi për 2:2.

    Lajmi Paraprak

    Skandaloze, Policia e Kosovës i ka vetëm 7 radarë

    Lajmi i rradhës

    Fotografi që kaloi 210 ditë në Azi duke realizuar fotografi të rralla (Foto)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë