Tajsoni gati të vihet në këndin e Anthony Joshua-s

    Boksieri legjendar, Majk Tajson, ish-kampion bote në peshën e rëndë, u shpreh për “Daily Mail” se është gati të stërvitë britanikun Anthony Joshua. Ai dëshiron ta ndihmojë në ring për revanshin që Xhoshua do të zhvillojë pranverën e ardhshme ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.

    “Iron Mike” është takuar me promotorin e menaxherin e Joshua-s, Edie Hern në Las Vegas. Të dy ishin të pranishëm në sfidën mes Kanelo Alvarezit dhe Kaleb Plant, duke diskutuar për këtë çështje. Tajson u shpreh entuziast nga ideja për të ndihmuar Joshua-n që të rikthehet si kampion bote.

    “Për mua do të ishte një nder. Dua të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe kjo gjë do të ishte fantastike. Joshua ka shumë potencial dhe nuk duhet të kalojë në depresion. Ai dhe Ëilder duhet të mos heqin dorë. Unë jam gati ta ndihmoj Joshua. Bisedova me Hernin për Joshua-n, jo për të dueluar bashkë në ring, por për ta stërvitur”, tha mes tjerash Majk Tajson.

    Lajmi Paraprak

    Skender Rexhepi-Zejdi: Nuk i kam borxh askujt, përveç dinjitetit tim dhe opsionit politik ku unë frymoj

    Lajmi i rradhës

    Lista e sportistëve më të paguar në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë