Snopçe: Kallëzuesit e gjendjes së keqe në Maqedoninë e Veriut i takojnë BDI-së

    Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në “Rruga Drejt”, i është kundërpërgjigjur ashpër Agim Nuhiut nga BDI, duke i thënë se të gjithë kallëzuesit e gjendjes së keqe në Maqedoninë e Veriut i takojnë BDI-së.

    “Të gjithë kallëzuesit e gjendjes së keqe në Maqedoninë e Veriut i takojnë BDI-së, fillimisht me VMRO-në kur ishte në kohën e Gruevskit, e tash me SDSM-në. Kanë korrupsion galopant, me afera dhe skandale të llojeve të ndryshme, keqpërdorim të fondeve publike”, theksoi Snopçe.

    Nga ana tjetër, Nuhiu ka paralajmëruar se në ditët në vijim, do të ketë edhe rritje të mazhorancës.

    “Qeveria është legjitime, numrat i ka dhe në ditët në vijim do të kemi edhe rritje të mazhorancës për të udhëhequr me institucionet e shtetit”, ka thënë ai. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Nuk e meritojmë këtë” | Inflacioni godet rëndë njerëzit në Turqi

    Lajmi i rradhës

    Bosnja mund të jetë viktima e radhës e dobësisë dhe polarizimit të Perëndimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë