Çfarë jete bëjnë “nomadët digjitalë”

    Viola Stefanello

    Prej disa vitesh, mund të ndodhë që të hasni në Instagram foto që tregojnë njerëz që punojnë të qetë pranë pishinës apo buzë detit, me një MacBook mbi kofshë, ndoshta me një koktej pranë dhe me këmbët e tyre të nxira nga dielli në sfond.

    Është ky imazhi që të vjen shpesh në mendje kur dëgjon për “nomadët dixhitalë”, pra përnjerëzit që punojnë me kompjuterin e tyre tërësisht nga distanca, shpesh duke përfituar nga fleksibiliteti që të jep mungesa e një zyre fikse për të jetuar disa muaj në shtëpi, por dhe për shumë muaj në vende të ndryshme të botës, mundësisht duke pushuar si një turist.

    Gjatë bllokimeve për shkak të pandemisë, shumë njerëz kanë pasur përvojat e tyre të para me punën në distancë, ndonjëherë duke e kuptuar se nuk ishte e nevojshme që të shkonin çdo

    ditë në një vend për të kryer punën. Ndërsa shumë njerëz e ndjenë mungesën e zyrës dhe u kthyen në rastin e parë që iu dha mundësia, ajo përvojë ka nxitur tek shumë të tjerë dëshirën për ta vazhduar punën nga shtëpia, ndoshta me një orar më fleksibël, dhe në disa raste me mundësinë e ndryshimit periodik të qytetit ku banojnë

    Sipas të dhënave nga “MBO Partners”, një kompani amerikane që i ndihmon punëtorët e vetëpunësuar me nënshkrimin e kontratave, në vitin 2019 kishte 7.3 milionë njerëz në botë që bënin një jetë prej “nomadi dixhital”.

    Kjo shifër është dyfishuar në harkun e 3 viteve:këtë vit ka 16.9 milionë njerëz që punojnë ngadistanca, në një kohë që udhëtojnë për periudha të gjata kohore. Nuk është ende një fenomen masiv, por sigurisht një mënyrë jetese, të cilën po e provojnë një numër gjithnjë e më i madh njerëzish.

    Me disa kënaqësi të mëdha, por edhe me pasoja të nënvlerësuara individuale e sociale.Veronika Duriavig është 32 vjeç. Ajo është rritur në luginat e Natisone, në malet e provincës së Udines, por ka jetuar aty-këtu që nga shtatori i vitit 2019. Këto ditë ajo po punon nga Kosta Rika, ku planifikon të qëndrojë të paktën disa javë.

    Por muajt e fundit ka qenë në Islandë, Ishujt Balearik dhe Ishujt Kanarie, duke u ndalur herë pas here në Friuli. Ajo punon në fushën e grafikës për kompani të ndryshme, të mëdha dhe të vogla, Para se të ngrinte kompaninë e saj, ajo kishte punuar për 9 vjet në agjenci të ndryshme në zonën e Udines, duke u zhgënjyer gjithnjë e më shumë.

    “E kam vuajtur shumë qëndrimin në zyrë nga 10-12 orë në ditë. Ndjeva se diçka nuk shkonte me atë mënyrë jetese. Me dukej shumë kufizuese, edhe pse vetë puna më pëlqente shumë. Nëatë kohë mua më dukej si e vetmja mundësi e mundshme. Prindërit e mi kishin punuar për 30 vjet në fabrikë, gjithmonë në të njëjtin vend, dhe unë nuk kisha dëgjuar asnjëherë për lloje të tjera pune. Kur iu ankova miqve për këtë, më thanë se nuk kishte alternativë, se këtë po bënin të gjithë”– tregon ajo.

    Pas shumë diskutimesh, Duriavig vendosi të hapte biznesin e saj pasi gjeti klientët e parë, dhe nisi të udhëtonte. “Në fillim udhëtova për një javë. Më pas fillova të zgjasja gjithnjë e më shumë periudhat kur isha larg shtëpisë, dhe vura re se me pak organizim gjërat funksiononin. Tani kur dikush më pyet se ku është zyra ime, unë i them kudo”– shton ajo.

    Duke ndjekur këshillat e “nomadëve” të tjerë dixhitalë, të cilët mblidhen në komunitete tëndryshme në Facebook, Reddit dhe ËhatsApp dhe njihen me njëri-tjetrin në Instagram, gjatë udhëtimeve të tyre dhe në aktivitetet  tyre, Duriavig thotë se ka mësuar të njohë vendet ku ndihesh tamam si në shtëpi, ku mund të takosh njerëz të tjerë që bëjnë të njëjtën jetë, qëshpenzojnë pak para, dhe që kanë një përvojë që nuk i ngjan pushimeve.

    Shpeshherë “nomadët dixhitalë” strehohen në të ashtuquajturat colivings – pra godina të organizuara në një të tillë mënyrë që secili të ketë apartamentin e vet, por me disa hapësira të përbashkëta, si dhoma e ndenjes apo kuzhina – të cilat gjenden kryesisht në vende që nuk frekuentohen nga turizmi masiv.

    Elementi kryesor është lidhja e fortë dhe e qëndrueshme me internetin dhe prania e shumëprizave për të lidhur kompjuterët e të gjithëve. Duriavig e organizon normalisht punën e sajnë atë mënyrë që të qëndrojë para kompjuterit për gjysmë dite, dhe të eksplorojë vendin ku ndodhet për pjesën e tjetër të ditës.

    Ndonjëherë, kur projektet i mbivendosen, punon gjatë gjithë ditës për disa ditë më radhë. “Por nëse je aty ku dëshiron të jesh, kjo gjë nuk të shqetëson. Ajo që dua është liria totale e zgjedhjes. Çdo ditë zgjohesh dhe vendos se çfarë dëshiron, takon njerëz të ndryshëm, zbulon gjëra të ndryshme, provon ushqime të reja. Janë gjëra që po të kisha qëndruar në Udine nuk do t’i kisha njohur kurrë. Është një privilegj i madh”– thekson ajo.

    Nuk ka asnjë dyshim se aftësia për të qenë një nomad dixhital është një privilegj. Para së gjithash, është një mënyrë jetese vetëm për ata që kanë një punë, e cila mund të bëhet plotësisht nga distanca, si programuesit, menaxherët e mediave sociale dhe strategët, stilistët, shkrimtarët, blogerët, fotografët dhe të tjerë që zakonisht kanë pak a shumë role “kreative”, ose që të paktën janë të lidhur ngushtë me botën dixhitale.

    Disa prej tyre kanë kontrata me kohë të pjesshme ose të plotë për një ose më shumë kompani. Por shumica janë të vetëpunësuar, me gjithë pasigurinë dhe përpjekjet që kërkon kjo mënyrëjetese. Pastaj sfidë është fakti që udhëtimi kushton para– madje edhe në një vend ku kostoja e jetesës është shumë më e ulët se sa në vendin e origjinës – dhe me përjashtim të vendeve perëndimore shumë pak të tjerë kanë një pasaportë që i lejon ata të jetojnë diku për disa javë,pa pasur nevojë për viza të veçanta.

    Dhe pastaj ka qasje dhe prirje të ndryshme. Federika Miçeli, stratege dhe influencere siçiliane në mediat sociale, e cila bën jetën e një nomadeje dixhitale që nga viti 2015, thotë se e di mirë që ka shumë njerëz që do të vuanin shumë nga jeta që bën ajo vetë.

    “Kjo lloj jete nuk është për të gjithë. Ka nga ata që duan sigurinë për të jetuar dhe punuar gjithmonë në të njëjtin vend, për të pasur një stabilitet të caktuar. Dhe kjo është legjitime”– nënvizon ajo. Ndërkohë vitet e fundit kanë dalë dëshmi të ndryshme nga njerëz që e kanë provuar jetën si nomadë dixhitalë, dhe që kanë vuajtur shumë nga vetmia, problemi i të qenit gjithmonë në lëvizje dhe pamunda për të ndërtuar lidhje emocionale afatgjata.

    Por përtej përvojës individuale, me kalimin e kohës ka pasur disa kritika ndaj nomadizmit dixhital në tërësi. Disa fokusohen në faktin se sidomos pas pandemisë, disa vende kanë filluar të ofrojnë viza të përkohshme pune për të huajt që mund të punojnë në distancë, dhe këto politika janë joshëse, edhe sepse i lejojnë ata të paguajnë më pak taksa se në vendin e origjinës.

    Por mbi të gjitha, ka nga ata që theksojnë se paratë e zhvendosura nga nomadët dixhitalë, nuk përmirësojnë domosdoshmërisht jetën në vendet ku ata vendosin të udhëtojnë. “Nomadët dixhitalë kërkojnë vende të lira (sipas standardeve perëndimore), ku mund të shpenzojnë lehtësisht më shumë se sa banorët vendas për të ruajtur një cilësi jete, e cila do të ishte e vështirë të arrihej me pagat e atij vendi.

    Çiang Mai, Tajlanda dhe Bali janë disa nga destinacionet kryesore. Dhe siç parashikohej, investitorët kanë filluar të ndjekin paratë perëndimore, thotë gazetari Paris Marks. “Çmimet e pronave janë rritur për shkak se nomadët dixhitalë mund të paguajnë më shumë se sa vendasit, duke sjellë zhvendosjen e banorëve të vjetër nga disa zona për t’i hapur rrugë të ardhurve të pasur të bardhë”- thekson ai. /“Il Post” – Bota.al/

    Lajmi Paraprak

    Lindja e një rendi të ri ndërkombëtar

    Lajmi i rradhës

    Zhan Mitrevi do të duhet të dëshmojë në gjykatë për “Gjakun e papastër”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë