Shenjat se fëmija keqtrajtohet në çerdhe, kopsht ose shkollë

    Për fat të keq, dhuna nga edukatorët, mësuesit apo bashkëmoshatarët është realitet me të cilin përballen shumë fëmijë. Disa nga shenjat që mund të vërejnë prindërit që shërbejnë si këmbana alarmi po i rendisim më poshtë.

    Shenjat fizike

    Këmbana e parë duhet të vijë nga vëzhgimi fizik, duke kontrolluar pjesët e dukshme dhe ato më pak të dukshme, si psh vendin e pelenave. Mos neglizhoni as shenja të një urie të tepruar, gjë që mund të tregojë se fëmija është neglizhuar dhe nuk është ushqyer siç duhet.

    Lojëra shumë të dhunshme

    Nëse vini re se fëmija i ndëshkon kukullat shumë ashpër, i mbyll në dollap ose i ngjit në mur, kjo është një këmbanë e fortë alarmi që lë vend për dyshime. Në këtë rast, shpjegojini fëmijës se dhuna kurrë nuk duhet të përdoret dhe tregojini se si duhet të luajë.

    Frika pa arsye dhe mashtrimet e papritura

    Disa frikëra tek fëmijët mund të jenë normale. Nuk duhet të shqetësohemi, nëse një fëmijë shpreh frikën nga errësira apo gogoli, këto janë frikëra normale të moshës. Ajo që duhet t’ju shqetësojë është një frikë e re që nuk e kishit vërejtur më parë. Në këto raste është mirë të kuptohet shkaku i shfaqjes së këtyre anktheve të papritura dhe dukshëm pa arsye.

    Ndryshimet në humor, frika nga ndarja dhe çrregullimet e gjumit

    Te fëmijët e keqtrajtuar, mund të krijohet pasiguria, e cila gjithashtu mund të rezultojë në ndryshime në humor. Ndryshimet e papritura në gjendjen shpirtërore mund të jenë një nga shenjat e shqetësimit. Këto shpërthime, nëse ndodhin pa ndonjë shkak të veçantë dhe në një fëmijë që nuk i ka shfaqur kurrë këto forma të shqetësimit, mund të jetë sinjal i një problemi.

    Vështirësi në komunikim dhe në të ngrënë

    Fëmija mund të refuzojë të flasë për episode të caktuara. Gjithashtu mund të krijohet një heshtje selektive, për çështje të caktuara. Shpesh fëmijët mund të mbyllen në vetvete dhe të mos ju përgjigjen të tjerëve dhe kjo është normale, por jo kur kjo ndodh për një temë të caktuar. Edhe mungesa e urisë ose uria shumë e madhe mund të jenë simptoma të një problemi shumë më të thellë. /Humanum/

    Lajmi Paraprak

    Perandoria e jahteve dhe e aspiratave të mëdha

    Lajmi i rradhës

    Në Prishtinë protestohet pasi nuk u miratua ndryshimi i Kodit Civil

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë