Telefoni ul besimin te të tjerët

    Njerëzit priren të ndërveprojnë më pak me të tjerët kur mbajnë një celular në dorë, mjafton të futesh në një autobus apo edhe në një restorant për ta vënë re. Por, përveç se na bën më të ftohtë nga ana sociale, telefoni na bën edhe më mosbesues: na vështirëson aftësinë për t’u besuar të tjerëve.

    Këtë e ka zbuluar një studim i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley.

    Para dhe besim

    Studiuesit iu kërkuan dy grupeve të studentëve (të gjithë të panjohur me njëri-tjetrin) të luanin në çift një lojë besimi, në të cilën vihej në lojë një shumë parash. Loja ishte konceptuar në mënyrë që, nëse partnerët kishin besim se tjetri do të kthente një shumë të caktuar, të dyja palët do të përfitonin.

    Studentët ishin mbajtur për një kohë të gjatë në dhomën e pritjes para lojës. Por njëri grup kishte telefon, ndërsa grupi tjetër jo. Ata që i kishin parë njëri-tjetrit fytyrën para fillimit të lojës, më pas kishin besuar më shumë. /bota.al/

    Lajmi Paraprak

    “Ose dinjitetin ose Amerikën”- Ukraina përballë një zgjedhje të vështirë

    Lajmi i rradhës

    Mali i Zi do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë