Solana: Maqedonia e Veriut shumë shpejtë do të nis bisedimet me BE-në

    Ish përfaqësuesi i lartë i BE -së, Havier Solana në fjalimin e tij të sotëm me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit bëri të ditur se do të mbetet një “mik shumë i mirë” i vendit tonë, transmeton Alsat. Solana tha se është i bindur që shumë shpejtë, Shkupi do t’i nis bisedimet për anëtarësim në BE.

    “Keni pasur shumë vështirësi në udhëtimin tuaj. Keni pasur vështirësi me zgjidhjen e emrit tuaj. Ju keni pasur probleme me gjuhën tuaj, e cila gjithashtu është zgjidhur, dhe pas marrëveshjes me NATO–n, jam i sigurt që së shpejti do të keni mundësinë për të filluar bisedimet zyrtare me Bashkimin Evropian”, deklaroi ish përfaqësuesi i lartë i BE -së, Havier Solana në një video fjalim me rastin e 20 vjetorit të nënshkrimi të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

    Lajmi Paraprak

    Open Balkan, mirëqenie patriotike e jo simbolikë nacionaliste

    Lajmi i rradhës

    Aleanca për Shqiptarët: BDI në fushatë zgjedhore me koncerte e ahengje për Marrëveshjen e Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë