Sonte në vend mbërrijnë edhe qytetarët tanë të fundit, të evakuuar nga Afganistani

    Nga Londra përmes Cyrihut, sonte në Aeroportin Ndërkombëtar-Shkup, në ora 19:30 mbërrijnë 20 qytetarë tanë të cilët paraprakisht ishin evakuuar nga Afganistani por shkaku i masave shkaku i Covid-it kanë qenë në karantinë në Svindon të Britanisë së Madhe. Së bashku me 2 shtetasit tanë të fundit, të evakuuar nga Afganistani të cilët poashtu pritet të aterojnë në Shkup në ora 1:30 pas mesnate, përfundon procesi i riatdhesimit të shtetasve tanë nga Afganistani.

    Ministria e Punëve të Jashtme filloi aksion të posaçëm për evakuimin e shtetasve tanë nga Kabuli, për çka ishte formuar edhe ekip i posaçëm pune në kuadër të MPJ-së. Aksioni për evakuim filloi të dielën, 15 gusht, me grupin e parë të qytetarëve që u evakuuan përmes Dohas, Katarit. Pas disa ditëve të gjithë qytetarët u evakuuan nga Afganistani, ndërsa dy javët e fundit, përmes Abu Dabit, Osllos dhe Londrës, e deri më sot, të gjithë qytetarët tanë janë kthyer në vend.

    Lajmi Paraprak

    Rritet numri i të shëruarve nga Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Kështu i prezantoi kryebashkiaku i Munster “Popull, këta janë njerëz të paqes Zaev dhe Tsipras”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë