Sot, Dita Ndërkombëtare e Paqes

    Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Ajo shënohet nga qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata më 21 shtator të çdo viti.

    Dita ndërkombëtare e paqes çdoherë është një ngjarje e posaçme, dhe këtë herë shënon 66-vjetorin e Kambanës së Paqes, e cila çdo vit bie në këtë ditë.

    Ishte viti 1954 kur kjo kambanë e farkuar nga monedhat e mbledhura nga fëmijët e 60 shteteve iu dhurua Kombeve të Bashkuara nga Shoqata e OKB-së së Japonisë.

    Që atëherë, për gjysmë shekulli, kambana ka dërguar porosi të fuqishme në mbarë botën lidhur me aspiratat e njerëzimit për paqe.

    Gjatë gjithë kësaj kohe, prej kulminacionit të Luftës së Ftohtë deri në rritjen e konflikteve përbrenda shteteve, nga përhapja e SIDA-s e deri te aktet e terrorizmit, jehona e kambanës ka mbetur e pandryshuar, e qartë dhe e vërtetë.

    Për nder të kësaj dite në Kosovë do të mbahet një aksion rrugor në Sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, organizuar nga Youth Initiative for Human Rights, duke filluar nga ora 17:00.

    Përgjatë aksionit rrugor, pjesëmarrësit duke mbajtur në dorë banerat e krijuara me faktet së kaluarës sonë, të veshur me të zezë (rrobat, maskat), si dhe sytë të mbështjellë me material të zi, do lënë të kuptohet se jemi – ‘Sy-mshelë në “Paqe”’ – që do të jetë dhe slogani jonë. Në mënyre indirekte përmes këtij organizimi do kërkohet drejtësi për të kaluarën për një të ardhme në ‘Paqe’. 

    Lajmi Paraprak

    Incidenti në medresenë “Isa Beu”, policia: Personi është marrë në pyetje nga policia

    Lajmi i rradhës

    Gjykata Europiane e Drejtësisë: Polonia duhet t’i paguajë 500 mijë euro në ditë Brukselit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë