Incidenti në medresenë “Isa Beu”, policia: Personi është marrë në pyetje nga policia

    Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës njofton se ka zbardhur incidentin e djeshëm në Medresenë “Isa Beu”, me ç’rast person i cili ka gjuajtur me armë dhe ka dëmtuar disa dritare të medresesë është thirrur në polici.

    “Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e ka zbardhur rastin me disa dritare të dëmtuara të Shkollës së Mesme Teologjike Medreseja “Isa Beu” në Tetovë, e cila është raportuar dje (20-shtator) në orën 09.00. I dyshuar se me armë zjarri e ka kryer dëmtimin 41-vjeçari B.M. nga Tetova. I njëjti dje rreth orës 18:30 është thirrur në Stacionin Policor të Tetovës, ku i është konfiskuar pistoleta “CZ” me një kornizë me 12 plumba të kalibrit 9mm për ekspertizë dhe pasi të dokumentohet plotësisht rasti, do të përgatitet një parashtresë adekuate sipas nenit 288 të Kodit Penal për “Shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SPB-Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    ESHS: Regjistrohen gjithsej 1.132.484 persona, 353.256 amvisëri dhe 480.364 apartamente

    Lajmi i rradhës

    Sot, Dita Ndërkombëtare e Paqes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë