Sot do të fillojë me punë Komisioni hetimor për ndodhitë në Onkologji

    Rashela Mizrahi, deputetja e VMRO-DPMNE-së e cila është kryetare e Komisionit Hetimor për rastin në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, në një deklaratë për media ka bërë të ditur se seanca e parë e komisionit do të caktohet për sot.

    Mizrahi tha se si kryetare e Komisionit Hetimor zotohet do të jap të gjitha njohuritë e saja, aftësitë dhe përpjekjet me të gjithë kolegët e tjerë të komisionit si dhe gazetarët për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

    “Gjatë ditës së djeshme u votua vendimi për përzgjedhjen e anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të komisionit dhe sot, pak më parë, Sekretari i Përgjithshëm emëroi zyrtarisht asistentët dhe funksionarët parlamentarë që do të jenë pjesë e këtij Komisioni Hetimor, i cili plotësoi plotësisht kushtet që të fillojë me punën e këtij Komisioni Hetimor”, tha Mizrahi.

    Lajmi Paraprak

    Nëse vuani nga stomaku – Duhet të pini qumësht apo jo

    Lajmi i rradhës

    MASAT E REJA, SHKURTIM KUADRI, TRANSFERIM….! Qeveria miraton planin e qëndrueshmërisë fiskale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë