Sot do të realizohet dezinsektimi kundër mushkonjave në Shkup

    Sot gjatë ditës do të realizohet dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit.

    Siç informojnë autoritetet e qytetit, dezinsektimi me aeroplanë kundër larvave të mushkonjave në Shkup do të realizohet nesër në orët e hershme të mëngjesit.

    Dezinsektimi në zonën e Qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave do të bëhet nga data 8 deri më 11 gusht 2022, në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të ditës së nesërme.

    “Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë që të bëhet dezinsektimi, ajo do të realizohet ditën tjetër të ardhshme kur do të jenë kushtet atmosferike më të favorshme, në të njëjtën kohë”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

    Lajmi Paraprak

    Në “Tabanoc” pritet 40 minuta, në “Bogorodicë” gjysmë ore

    Lajmi i rradhës

    Angela Price Aggeler ambasadore e re e ShBA-së në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë