Sot fillon fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

    Sot në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 të caktuara për më 17 tetor dhe do të zgjasë 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, gjegjësisht fushata përfundon më 15 tetor në mesnatë, njofton Nistori.

    Në zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor të vitit 2021 do të mund të votojnë 1,824,864 qytetarë, ndërsa nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.740.147 janë votues në Maqedoni dhe 82.461 persona jashtë vendit. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 31 tetor dhe fushata për rrethin e dytë do të zgjasë deri në mesnatën e 29 tetorit.

    Nga gjithsej 301 kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, 24 janë të pavarur ose 8.75. Më së shumti kandidat për kryetar ka për Qytetin e Shkupit, respektivisht 12, ndërsa Struga dhe Dollneni kanë nga 8 kandidatë. Nga kandidatët për kryetar komune vetëm 25 prej tyre janë gra.

    Për herë të parë, në zgjedhjet lokale 2021, terminalet për leximin e shenjave të gishtërinjve të votuesve do të përdoren për të përcaktuar identitetin e tyre dhe për të shmangur parregullsitë e mundshme të votimit.

    Protokollet aktuale anti-Covid nuk lejojnë tubime masive, sidomos pa distancë e maska. Mirëpo, partitë politike janë zotuar se do t’i respektojnë këto kufizime gjatë organizimit të mitingjeve dhe mbledhjeve të ndryshme gjatë fushatës zgjedhore.

    Zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të jenë të shtatëtat që nga pavarësia e vendit, por të tretat kur zgjidhen kryetar dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pesë mënyra si të kurseni në ngrohje

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet në Gjermani bashkuan pushtetin dhe opozitën në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë