Zgjedhjet në Gjermani bashkuan pushtetin dhe opozitën në Maqedoni

    Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë kanë qenë mes mysafirëve të ambasadores gjermane, Anke Hollshtajn e cila ka organizuar pritje me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

    Në fotografinë e publikuar në profilin në Fejsbuk të Doçje Veles, Zaevi dhe Mickoski janë nën shoqërim të ambasadores Hollshtajn.

    “Zgjedhjet në Gjermani sonte kanë bashkuar kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Nën shoqërim të ambasadores Anke Hollshtajn, me salsiçe dhe birrë po ndiqen rezultatet e dramës zgjedhore në Gjermani”, shkruhet mbrëmë në publikimin në Fejsbuk të Dojçe Veles.

    Mes mysafirëve ka qenë edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, euroambasadori Dejvid Gir dhe ambasadorë tjerë të huaj. 

    Lajmi Paraprak

    Sot fillon fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    RMV, sot fillon aplikimi i dozës së tretë kundër Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë