Sot në Ohër do të protestohet kundër hapjes së shoqatës bullgare, MPJ bën thirrje për sjellje të matur

    Pas “Ivan Mihajllov” në Manastir, Bullgaria sot do të hapë një tjetër klub kulturor me një emër kontrovers që lidhet me fashizmin “Car Borisi i III” me qendër në Ohër. “E Majta” njoftoi se organizon protestë kundër hapjes zyrtare të klubit të dytë kulturor bullgar. Shoqata themeluese e caktoi datën vetëm katër ditë para Ditës së Kryengritjes Popullore kundër pushtuesit fashist në Maqedoni dhe festës kombëtare të 11 tetorit.

    Klubi hapet pa opinion pozitiv nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa “E Majta” ka aplikuar si organizatore i protestës së sotme.

    “Me datën 7 tetor (e premte) duke filluar nga ora 11:30 në rrugën “Makedonski Prosveitelite”, përballë qendrës tregtare Amam – Ohër, le të mobilizohemi dhe të shprehim nxitjen tonë antifashiste.

    MPJ bën thirrje për sjellje të matur në vigjilje të hapjes së shoqatës kulturore bullgare në Ohër “Car Borisi i Tretë”

    Me rastin e paralajmërimit të hapjes së shoqatës së re bullgare në Ohër, si dhe thirrjeve publike për të shprehur protestë kundër saj, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut apelon te të gjithë qytetarët, grupet politike dhe jopolitike, për sjellje të matur dhe dinjitoze, të bazuar në respektimin e të drejtës së të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, për të ushtruar të drejtën kushtetuese për tubim dhe shprehje të lirë të mendimit.

    “Maqedonia e Veriut, si një vend demokratik ku liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit janë ngritur në nivelin e vlerës themelore të Kushtetutës dhe shtetësisë, do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve për të shprehur, kultivuar dhe zhvilluar identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar, si dhe lirinë e besimit, ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes publike të mendimit. Në këtë kontekst, i lusim të gjitha palët që të përmbahen nga përpjekjet për keqpërdorim me të drejtat dhe liritë e tyre, veçanërisht t’u ikin provokimeve dhe mohimit të të drejtave dhe lirive të të tjerëve!”, thuhet në apelin e MPJ-së.

    Lajmi Paraprak

    RMV, rritja e kamatave rrezikon shlyerjen e kredive

    Lajmi i rradhës

    Rexhepi: Izet Mexhiti më ka qëndruar pranë, që kur më përjashtuan nga Lëvizja Besa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë