Sot përfundon afati për përzgjedhjen e kompanisë që do ta zëvendësoj BEG-un

    Afati për dorëzimin e ofertave në thirrjen publike të Qeverisë për përzgjedhjen e kompanisë që do të marrë përsipër veprimtarinë e Balkan Energy Group përfundon sot në orën 13.00.

    Kompania e re do të ketë obligim të prodhojë, shpërndajë dhe furnizojë me energji termike konsumatorët në zonën e një pjese të qytetit të Shkupit, përkatësisht: Aerodromi, pjesë e Gazi Babës, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Qendër dhe Çair.

    Për momentin, kandidati më serioz dhe i mundshëm për marrjen e biznesit është kompania shtetërore EMV, e cila do të ketë ofertën e saj në tender.

    Shteti i hoqi licencat BEG këtë verë për shkak të moslikuiditetit financiar të kompanisë si pasojë e çmimit të lartë të gazit natyror./ Alsat

    Lajmi Paraprak

    Cili është ndryshimi midis një sulmi ankthi dhe një sulmi paniku?

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit me aftësi të kufizuara në pritje të Ligjit të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë