Sot pritet aktgjykim i ri për Mijalkovin dhe Thaçin në rastin “Titanik 2”

    Gjykata Themelore Penale Shkup sot pritet të nxjerrë aktgjykimin e ri për rastin “Titanik 2”, në të cilin në mesin e të akuzuarve janë edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

    Me aktgjykimin e parë të shpallur më 8 mars 2019, të akuzuarit u dënuan me burgim, por në dhjetor të po atij viti, Gjykata e Apelit në Shkup e prishi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim.

    Rasti u iniciua menjëherë nga ish-PSP, e cila hapi një hetim më 12 shkurt 2016 dhe ngriti aktakuzë më 29 qershor 2017. Bëhet fjalë për organizimin e votimit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për kundërshtimin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale në Strumicë në vitin 2013.

    Përveç Mijalkovit dhe Thaçit, të akuzuar janë edhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi nga PDSH-ja, si dhe Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

    Me aktgjykimin e parë, Mijalkov mori tre vjet burg, Thaçi tre vjet e dy muaj. Ibrahimi mori dënimin më të lartë prej katër vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa anëtarët e tjerë të KSHZ-së u dënuan me nga tre vjet.

    Të gjithë ndiqen penalisht për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, përveç Mijalkovit, i cili akuzohet se ka marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm.

    Për veprën për të cilën ndiqet ish-drejtori i DSK-së, vjetërsimi absolut fillon në prill të këtij viti. Kjo do të thotë se edhe nëse ai shpallet sërish fajtor nga gjykata e shkallës së parë, për të vuajtur dënimin, duhet të jetë i formës së prerë, përkatësisht për të të shprehet edhe Apelii, nëse palët bëjnë ankim.

    Rikujtojmë që rasti është në rigjykim, pasi që më 23 dhjetor 2019, Gjykata e Apelit i shfuqizoi aktgjykimet për lëndën “Titanik 2”.

    Sipas aktgjykimit të gjykimit të parë, i cili u publikua më 8 mars 2019 të akuzuarit janë dënuar me gjithsej parashtruar 19 vjet e 8 muaj burg.

    • Sasho Mijallkov3 vjet burg
    • Menduh Thaçi: 3 vjet e 2 muaj burg
    • Bedredin Ibraimi: 4 vjet e 6 muaj burg
    • Aneta Stefanova: 3 vjet burg
    • Vllatko Sajkovski: 3 vjet burg
    • Sasho Sërcev: 3 vjet burg

    Sipas aktakuzës, Sasho Mijallkovi, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet të cilën e ka pasur në shoqëri dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, në vitin 2013-të, është paraqitur te ai dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Thaçi është paraqitur te Ibraimi, dhe ai ka votuar për shkatërrim.

    Anëtarët tjerë të KSHZ-së, Sërcev, Sajkovski dhe Stefanova, edhe ato kanë votuar për shkatërrim të votimit, edhe pse numri i votuesve të regjistruar dhe numri i votuesve ka qenë i njëjtë. Ky vendim i KSHZ-së ka ndikuar që të ketë rivotim, dhe të dëmtohet buxheti.

    Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete akuzohet për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.

    Nga “bombat” e publikuara të partisë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), kur ka qenë në opozitë, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

    Lajmi Paraprak

    Poezi nga Agha Shahid Ali (1949-2001)

    Lajmi i rradhës

    Në Beograd shfaqen posterë ku thuhet se Zelensky “është terrorist i NATO-s”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë