Sot protestojnë sindikalistët e Maqedonisë për rritje të pagës minimale

    Sindikalistët e Maqedonisë sot para Odës Ekonomike dhe Organizatës së Punëdhënësve do të protestojnë dhe do të kërkojnë para fillimit të bisedimeve me Organizatën e Punëdhënësve dhe qeverinë rritjen e pagës minimale.

    Përllogaritjet e LSM-së kanë treguar se me metodologjinë e re që dje e kanë ofruar punëdhënësit, paga mesatare është 16.164 denarë dhe kjo pagë për ato është e papranueshme.

    Protesta do të zgjasë 1 orë nga ora 13:30 deri në ora 14:30 ku do të bllokohet komunikacioni “Dimitrie Çupovski” dhe nëse bisedimet kalojnë pa sukses, LSM paralajmëron grevë.

    Lajmi Paraprak

    “Mbështetja e Parlamentit Europian është e rëndësishme për zgjerimin e BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor”

    Lajmi i rradhës

    Parlamenti i Malit të Zi voton sot për rrëzimin e qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë