Sot u mbajt seanca gjyqësore për Rashkovskin

    Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, sot sërish është ulur në bankën e të pandehurve në Gjykatën Penale të Shkupit. Prokuroria në rastin “Softuerë” prezantoi mesazhe mes Daniel Stançevit, pronar i kompanisë “Ivoka Group” dhe Ivica Dimitrovski, profesor në FINKI dhe i punësuar me honorar në Qeveri nga Rashkovski.

    Ata diskutojnë për mënyrën e prokurimit të softuerit kontestues të krijuar nga Rashkovski, ankandin publik në të cilin kanë marrë pjesë edhe kompani të tjera, si dhe për lajmet e mediave për rastin që dilnin në opinion.

    Ata përmes Rashkovskit i kanë shitur shtetit softuer për kundërvajtje në komunikacion, të cilin MPB-ja nuk e përdor. Ata akuzohen për keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit prej afro 300 mijë eurosh. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria, inflacioni në rritje, por jo stangflacion

    Lajmi i rradhës

    “Rishikimi i buxhetit do të përfundoj deri në fund të këtij muaji”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë