Sot votojnë të burgosurit dhe diaspora

    Të drejtën e votës sot do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit në burgjet e Maqedonisë së Veriut.

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se për zgjedhjet presidenciale do të votojnë 11.123 persona të sëmurë dhe të paaftë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare numri është më i madh për 102 votues ose 11.225 të sëmurë dhe të pafuqishëm.

    Të drejtën e votës, përveç të sëmurëve dhe të burgosurve, sot do ta ushtrojnë edhe qytetarët e regjistruar të Maqedonisë nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale. Votimi për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk do të bëhet për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kandidatëve të regjistruar.

    Në këto zgjedhje parlamentare u dorëzuan 17 lista kandidatësh, për zgjedhjet parlamentare, 16 nga partitë dhe koalicionet politike dhe një nga një grup zgjedhësish. Në zgjedhje marrin pjesë 61 parti. Prej tyre, 11 në mënyrë të pavarur dhe 50 në pesë koalicione.

    Lajmi Paraprak

    Fushata përfundoi me retorikë të ashpër

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e Kosovës merr vendim për pajisjen e serbëve me patentë shoferë RKS

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë