Sot zgjidhet kryetari i ri i Aleancës për Shqiptarët

    Nën moton “Zgjidh të ardhmen” sot (27.03.2022) në ora 12:00 në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të mbahet kongresi i dytë i Aleancës për Shqiptarët, përcjell Nistori.

    Ndryshe, mbi 1600 anëtarë të ASh-së, me nënshkrimet e tyre kanë propozuar Ziadin Selën për kryetar të partisë. Në garë Sela nuk ka kundërkandidat.

    Rikujtojmë se sipas statutit një kandidat mund të propozohet me të paktën 400 nënshkrime dhe më së voni dy javë para mbajtjes së Kongresit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sëmurë edhe pas shërimit nga virusi? Trajtimi i Long COVID

    Lajmi i rradhës

    Rriten çmimet e banesave në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë