Sëmurë edhe pas shërimit nga virusi? Trajtimi i Long COVID

    Përshkak të luftës në Ukrainë duket se pandemia është lënë në harresë, por virusi është ende mes nesh. Shumë persona të shëruar pasi kalojnë sëmundjen e Covid-it vuajnë nga pasoja afatgjate një klinik në Gjermani po ofron terapi të posaçme, raporton DW, përcjell Nistori.

    Ka rreth 200 vjet që pacientët me probleme të frymëmarrjes vijnë për kurim në Heiligendam në veri të Gjermanisë. Në klinikën Merdian janë trajtuar deri më tani 3500 raste, e rastet e pacientëve me long Covid po shtohen përditë.

    “Pacientët me long Covid kan pasur ecuri të lehtë të sëmundjes, ata janë shpesh të rinjtë, kanë pasur një niel të mirë performance dhe kan qenë me shëndet të mirë dhe pa sëmundje të mëparshme. Këta pacient nuk kanë probleme sepse kanë qëndruar një kohë të gjatë të shtruar në spital, por shfaqën simptoma të lodhjes kronike, kanë dhimbje koke, kufizime konjitive, dhimbje kyqesh, ka edhe shumë simptoma. Mund të shfaqen deri edhe 200 të tilla.

    Por si mund të lidhen të gjitha këto simptoma vetëm me një sëmundje?

    “Natyrisht që për momentin mungojnë studimet që e pranojnë me 100 për qind siguri që këto simptoma kanë të bëjnë patjetër me infektimin nga virusi, por unë shoh që qindra, mijëra njerëz bëjnë të pa aftë për punë, që vuajnë, sepse kanë probleme dhe për ne si mjek ky duhet të jetë impuls i mjaftueshëm që ti pranojmë këta pacient dhe të kujdesemi për ta.

    Edhe 59-vjeçarja Anke Andersen Wilms po trajtohet këtu. Kujdestarja shëndetësore u infektua me virusin pak para se të dilte vaksina. Ajo e transmetoi pa e ditur te shumë pacientë. Të gjithë ndërruan jetë, Anke u traumatizua thellë dhe natën nuk e ze gjumi.

    “Fuqia, përqendrimi, gjithçka mungon. Një kohë mund të ndihmoja njerëzit 60 apo 70kg. Tani jam e lumtur kur arrij të tërheq pas vetes një valixhe të vogël. Jeta ime ka ndryshuar plotësisht dhe nuk di si do të vazhdojë më tej.” – shprehet Wilms-pacient me Long Covid.

    “Shumë njerëz mendojnë se nëse infektohemi të gjithë me Omicron-in tani, nuk ka më ndonjë problem pastaj. Por unë e shoh qartë te pacientët e vaksinuar plotësisht dhe ata me vaksinën e tretë se, kemi një reduktim 70% të rrezikut për Long Covid.” – deklaron doktoresha Jordis Frommhold.

    Sipas studimeve me Long Covid prekja rreth 10% e pacientëve, por se kë prek dhe pse, kjo është ende enigmë për mjekësinë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RMV, hiqen maskat për nxënësit e shkollave fillore

    Lajmi i rradhës

    Sot zgjidhet kryetari i ri i Aleancës për Shqiptarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë