SPA mbështet protestat e mësimdhënësve të pakënaqur në lidhje me pagat në arsim

    Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) kumtoi se i bashkohet kërkesave të sindikatave të Konfederatës së Sindikatave të Lira dhe SPASHK-ut për harmonizim të pagave në bazë të rritjes së pagës minimale, si dhe thirrjen për respektim të vazhdueshëm të Ligjit për pagën minimale dhe aneksimin e duhur të marrëveshjeve kolektive.

    Sipas SPA-së, shqetësues është fakti se për shkak të mungesës së dëgjimit të ministrive kompetente të cilat siç thonë ata duhet të jenë partnerë socialë në të gjitha nivelet dhe të veprojnë në përputhje me ligjet dhe marrëveshjet kolektive, sindikatat duhet të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe interesat përmes shprehjes publike të pakënaqësisë, gjegjësisht përmes një proteste paralajmëruese.

    “Ne nga SPA besojmë se rritja e pagës minimale është një masë e mirëpritur sociale për të përmirësuar gjendjen e palakmueshme financiare të punonjësve me të ardhurat më të ulëta, por gjithsesi zbatimi i kësaj mase duhet të shoqërohet në mënyrë të pashmangshme me harmonizimin e kontratave kolektive ekzistuese. Mosrespektimi i kontratave kolektive apo shtyrja e saj padyshim që do të sjellë mospërputhje serioze në shpërblimin e punonjësve në arsimin e lartë. Domethënë, puna e punonjësve që kanë nivele të ndryshme arsimore dhe që kryejnë punë me kompleksitet të ndryshëm nuk mund dhe nuk guxon të barazohet apo zhvlerësohet. Prandaj i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të mos i injorojë kërkesat tona për dialog me stafin e arsimit të lartë, por që menjëherë të thërrasë për negociata për harmonizimin e Marrëveshjes Kolektive për Arsimin e Lartë dhe Shkencën me ndryshimet e miratuara në Ligjin për pagën minimale nga Shkurt 2022″, kumtoi SPA.

    Lajmi Paraprak

    12 fotografi për të cilat as ju nuk mund t’i shpjegoni, madje “nuk kanë shpjegim as ata që i kanë bërë”!

    Lajmi i rradhës

    8 Kandidatët për president të Serbisë – të gjithë janë kundër pavarësisë së Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë