Spasovski bën thirrje për respektimin e detyrës së punonjësve policor

    Oliver Spasovski / Fotografia: AIM

    Ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka kërkuar nga protestuesit të respektojnë punonjësit policor dhe mos të jenë kërcënim për sigurinë dhe paqen në vend.

    “Edhe një herë dua të përcjelli një apel deri te qytetarët dhe partitë politike që duan të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të protestës, të njëjtën ta realizojnë në mënyrë që do të demonstrojnë kapacitetet demokratike përmes respektimit të dispozitave ligjore për tubime publike,  dhe respektimin e detyrës së punonjësve policor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit”, deklaroi Spasovski.

    Ai theksoi që nuk kanë për qëllim ndërprerjen e protestës së qetë, ndërkohë vlerësoi që përleshjet ndëretnike nuk ndikojnë në demokracinë e shoqërisë.

    “Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i çdo qytetari, e ndërtuar në konceptin tonë “Një shoqëri për të gjithë”, nga e cila nuk devijojmë, por do të vazhdojmë ta promovojmë dhe afirmojmë”, deklaroi Spasovski, duke shtuar që “të lëndosh polic, nënkupton të ngresh dorën mbi shtetin, mbi djalin dhe vëllain që kryen punën zyrtare për garantimin e sigurisë te të gjithë”.

    Ndryshe, pasditen e djeshme është shmangur incident ndëretnik pasi një grup protestuesish maqedonas kundër propozimit francez, u përleshën me një grup të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë qenë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Policia parandaloi përballje direkte dhe përshkallëzim të situatës.

    Gjatë incidentit janë përdorur gurë, shishe dhe gjësende të forta, por janë dëgjuar dhe të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar në kohë dhe ka shmangur përplasjen direkte. Si rezultat i këtij incidenti, janë dëmtuar disa makina të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun afër sheshit.

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka shpërndarë një fotografi të një personi me pistoletë në dorë, duke akuzuar se “ky është personi i cili është dashur të më vret”. Ai ka kërkuar nga MPB dhe ministri, Oliver Spasovski, personi të arrestohet. Dhunën e protestuesve e kanë dënuar partitë në vend, por edhe faktori ndërkombëtar.

    Ndryshe, propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

    Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

    Lajmi Paraprak

    Falsiteti proamerikan i qeverisë dhe i opozitës

    Lajmi i rradhës

    ASh i jep fund bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë