Spasovski: do t’i pastrojmë deri në fund strukturat kriminale që janë krijuar për më shumë se 30 vite

    Po punohet në mënyrë intensive në zbulimin e sulmuesit në “East Gate”, po zhvillohen biseda me shumë njerëz, po sigurohen dëshmi, por ende është herët të ndahen informata. Ajo është larje hesapesh të bandave kriminele që janë krijuar për 30 vite për të cilat flitet shumë, ndërsa askush nuk ka ndërmarrë përgjegjësi t’i pastrojë ato, informoi në intervistë për MIA-n, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski për incidentin e armatosur në qendrën tregtare, ku u plagosën dy persona.

    “Ato janë struktura kriminale që janë krijuar për 30 vite ndoshta edhe më shumë, për të cilat flitet zëshëm, megjithatë askush nuk ka ndërmarrë përgjegjësi t’i pastrojë ato dhe kjo udhëheqësi e ka bërë atë dhe është e vendosur të pastrohet deri në fund. Po duhen shumë mjete, shumë përpjekje, shumë energji, ajo të ndodhë megjithatë duhet të përfundojnë çështjet të cilët do të kontribuojnë që struktura të tilla kriminale të jenë pas grilave, të nxirren para drejtësisë. Është e palejueshme që të 30 vitet e fundit të keni struktura të cilat i mbështesin biznesmenë të caktuar, grupe etj, duke kërkuar arsyetime pse praktikisht i mbështesin madje edhe financiarisht”, theksoi Spasovski.

    Sipas ministrit, rolin kryesor në hetim e ka departamenti i hetimeve forenzike.

    “E dini se kemi publikuar fotografi nga sulmuesi, atë fotografi e kemi edhe nga video mbikëqyrja, nga të gjitha dokumentet e mbledhura që janë dhe ajo është procedurë normale në hetimet kriminalistike. Sepse dëgjojë këto ditë për situata të lloj llojshme se dikush pret që qytetarët ta konfirmojnë personin. Ato janë procedura normale kriminalistike të cilat ndërmerren me qëllim të arrihet deri te sulmuesi dhe më e rëndësishme është që të zbulohen motivet, edhepse e dimë se ato janë larjes hesapesh të grupeve kriminele. Gjithsesi kemi konstatuar shumë gjëra, po zhvillohen biseda me shumë persona, po mblidhen shumë të dhëna, informata, dëshmi. Megjithatë është ende herë që ajo të mund të ndahet sepse do të dëmtojë hetimin”, theksoi Spasovski.

    Në intervistën për MIA-n, Spasovski potencoi veçanërisht luftën kundër tregtisë me drogë dhe tha se ajo është njëra ndër prioritetet më të rëndësishme të MPB-së.

    “Kur flas për prioritetet më të larta, ajo është në bazë të analizave dhe njohurive që i kemi për atë se çfarë do të thotë si sfidë e lartë e sigurisë edhe tani edhe në të ardhmen në afat më të gjatë. Dhe ky nuk është prioritet i lartë vetëm i Maqedonisë së Veriut. Është prioritet i lartë i të gjtihëve. Fillimisht dua të them se për këto nëntë muaj të vitit 2023 kemi ulje të krimit të përgjithshëm në shtet për 11 përqind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, tha Spasovski.

    Lajmi Paraprak

    RMV abstenoi në OKB për vendosjen armëpushimit në Rripin e Gazës

    Lajmi i rradhës

    “Shqiptarët dhe romët disproporcionalisht të përfaqësuar në kategori sociale në RMV”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë