Spasovski hedh poshtë pretendimet për fshehje të dëshmive në vrasjen e hendbollistit kroat

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp ka hedhur poshtë çfarëdo pretendimi për fshehje të dëshmive në rastin e vrasjes së hendbollistit kroat Denis Tot në Shkup. Spasovski thotë se rasti është zbardhur brenda 24 orëve pas çka janë dorëzuar edhe kallëzimet penale. 

    “Hedh poshtëm me indinjatë gjithçka që po plasohet në publik këto ditë për fshehjen e qëllimshme të këtij rasti dhe ngecje të rastiti në hetim. Menjëherë pas marrjes së informacionit që nuk është marrë nga vendngjarja për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Në asnjë moment nuk kemi ndërprerje deri në momentin e zbardhjes së plotë të rastit me dorëzimin e kallëzimeve penale në afat të gati 24 orëve. Dy persona janë arrestuar, një person po kërkohet. Kemi fletarrest qendror, do të lëshohet edhe fletarrest vendor dhe ndërkombëtarë”, deklaroi Spasovski.

    Sa i përket video-incizimeve në lidhje me rastin, Spasovski tha se Policia ka video ku shihen në detajet zhvillimi i ngjarjes, ndërsa thotë se motiv për vrasjen mund të jetë mosmarrëveshjet personale mes vajzës dhe tashmë të ndjerit.

    “Policia ka në dispozicion video incizim ku në detaje shihet se si zhvillohet ngjarja, gjithsesi nga bisedat ekzistojnë shumë arsye, shumë rrëfime se çka ka qenë arsyeja për ngjarjen. Këtë do ta tregojë organi hetues. Sipas deklaratave që kemi, është një mosmarrëveshje personale mes vajzës dhe djalit, supozoj”, tha Spasovski. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria: Pagat në arsim janë rritur nga 3.200 në 6.400 denarë

    Lajmi i rradhës

    “Parcelat në Vodno”, Stefanova kërkon dënim maksimal për Gruevskin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë