Spasovski: Jemi afër zbulimit të një piste lidhur me paralajmërimet e rreme për vendosjen e bombave nëpër shkolla

    Oliver Spasovski / Fotografia: AIM

    Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski tha se po hetohen tri pista të mundshme lidhur me paralajmërimet për vendosjen e bombave në shkollat e mesme në Shkup. Spasovski tha se organet e rendit janë afër zbulimit të njërit rast, por nuk dha detaje për shkak të zhvillimit të hetimeve. Kreu i policisë tha se kërcënimet deri më tani nuk është cenuar rendin dhe siguria e qytetarëve, megjithatë, kanë shkaktuar panikë në gjithë kryeqytetin.

    “Po hetojmë në disa drejtime dhe e kam patjetër të them se në një nga rastet jemi shumë afër zbulimit të plotë të rastit. Ka disa indicie që japin fotografi të qartë në këtë drejtim, por janë informacione që nuk mund të ndahen me publikun sepse janë pjesë e hetimit. Kjo është një mënyrë monstruoze sepse shkakton panik si te qytetarët, arsimtarët, nxënësit dhe te çdo njëri normal pavarësisht nga çfarë arsye ajo bëhet. Nga ndonjë arsye gjeo-strategjike, politike apo arsye biznesi, të gjitha pistat po analizohen”, tha Oliver Spasovski, Ministër i MPB-së.

    Lajmi Paraprak

    Tanët nuk kanë nënshtetësi, ndërkaq të huajt me fletarrest ndërkombëtar marrin lirshëm nënshtetësi

    Lajmi i rradhës

    Një gabim i mbrojtjes i shkakton humbje KF Shkëndija nga KF Struga Trim&Luma

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë