Një gabim i mbrojtjes i shkakton humbje KF Shkëndija nga KF Struga Trim&Luma

    Një shpërqendrim në mbrojtje na kushton disfatë 1:0 në transfertën me Struga Trim&Lum në kuadër të xhiros së 15-të në LPFMV, thonë nga qendra e medias së klubit Shkëndija.

    Detajet e ndeshjes:

    STRUGA T&L – SHKËNDIJA 1:0 (1:0)
    Stadiumi i qytetit në Strugë
    Golashënues:Maleski 40’ (Struga T&L)
    Arbitër: Aleksandar Stavrev (Kavadar)
    STRUGA T&L: Mirselovski, Radiç, Ilieski, Kasami (Tairi 90’+7), Jahja (Koçoski 54’), Bojku, Hogan, Merxhani, Maleski (Pere 60’), Shabani (c), Ibraimi.
    Trajner: Srgjan Zaharievski
    SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Cake (Bejtullai 51’), Cuculi, Velija, Dita (Nafiu 68’), F. Ramadani (R. Ramadani 46’), Shala, Hasani (c), Doriev, Elezi (Stojanovski 68’).
    Trajner: Qatip Osmani

    Ndeshja:

    Shkëndija pëson humbjen e dytë sezonale. Epërsia në mbajtjen e topit 54%46 nuk ka sjellë asnjë efekt për Shkëndijën, pasi Struga përfitoi nga një gabim në mbrojtje duke na mundur 1:0 në duelin e xhiros së 15-të të LPFMV-së në një përballje të luftuar në mesfushë dhe pa shumë bukuri e shanse për gol.

    Trajneri Osmani takimin e nisi me formacionin e njejtë që startoi duelin e mesjavës me Shkupin në Kupë (takim i ndërprerë vetëm pas 9-të minutave lojë), me ndryshim të vetëm që në portë Zahov merrte vendin e Talevskit.

    Shkëndija dukej më ofenzive, por ishte kjo iniciativë shumë e lehtë që thuajse nuk prodhonte asnjë nxitje para portave respektive dhe më shumë ngjante si një lojë shahu ku dy rivalët më shumë mendonin mos pësojnë, se sa të rrezikojnë portën kundërshtare. Emocionet e para erdhën në minutën e 27-të pas një rëmuje në zonën e Strugës, Doriev e Cuculi nuk arrijnë të rezikojnë seriozisht, ndërsa në anën tjetë Ibraimi provoi të fitojë penalti pas një dueli me Hasanin, por u ndëshkua me të verdhë për simulim. Me një qasje të tillë goli mund të vinte vetëm pas ndonjë gabimi dhe fatkeqësisht ishin tanët që për një çast u shpërqendruan në minutën e 40-të pas një degazhimi të portierit vendas, ndërsa përfiton Maleski që del para Zahovit dhe realizon për epërsi 1:0 të Strugës. 

    Pjesa e dytë vazhdoi të shfaqte një Shkëndijë që lehtë kishte epërsi në posedimin e topit, por asesi të krijonim shans për gol. Një pretendim për penalti kishim pas një prekje të topit me dorë, por Stavrev tregoi loja të vazhdojë. Në minutën e 73-të gjuajtja jo aq e fortë e Bojkut nga gjuajtja e lirë vuri në sprovë serioze Zahovin, që u desh të intervenojë në tre kohë për të kontrolluar topin. Pak më vonë Zahov priti pa problem goditjen e Koçoskit. Barazimin e kishim në dorë në minutën e 85-të kur Doriev asistoi bukur me kokë për Stojanovskin, mirëpo sulmuesi humb të pamundërën i papenguar nga askush para portës vendase, duke çuar topin mbi traversë. Në minutën e parë të kohës shtesë Stojanovski prodhoi një goditje të bukur që ndalet nga Mirselovski, ndërsa në vazhdim sulmuesi provoi edhe një herë vetëm në pjesën e jashtme të rrjetës. Këtu humbëm mundësinë e fundit për të barazuar dhe në fund duhej të pajtohemi me disfatën e dytë në këtë sezon. 

    Ndeshja e radhës

    Pason pauza dy javore në kampionat shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese, dhe Shkëndija ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë në Tetovë më 27 nëntor kur përballemi me Tikveshin.

    Shkëndija-Tikveshi 27.11.2022

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: Jemi afër zbulimit të një piste lidhur me paralajmërimet e rreme për vendosjen e bombave nëpër shkolla

    Lajmi i rradhës

    Banorët ukrainasë përqafojnë gazetarin derisa po raportonte në periferi të Khersonit në Ukrainë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë