Spasovski: Kontrolli i fundit teknik është bërë më 5 tetor

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp sikurse ministri Osmani shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin tragjik në Bullgari.

    Spasovski tha se institucionet janë këtu për të ofruar ndihmë sipas nevojave dhe se transportimi i viktimave do të paguhen nga shteti.

    “Sot njoftova ministrin bullgar Rashkov dhe i thash se një ekip i MPB-së si policia e uniformuar dhe e komunikacioni si dhe policia e krim-teknikës nisi për Bullgari për të ndihmuar policët bullgarë”, tha Spasovski duke shtuar se edhe shërbime tjera nga Maqedonia e Veriut janë nisur për ta ndihmuar ekspertizën.

    “Besoj se shumë shpejt do të kemi përgjigje ndaj të gjitha paqartësive rreth kësaj tragjedie dhe do të kemi efikasitet në vërtetimin e përgjegjësisë. Ajo që mund ta them tani është se është bërë kontroll i fundit teknik i autobusit është bërë më 5 tetor 2021 ndërsa procedura hetimore do t’i jap të gjitha detajet”, tha Spasovski.

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Vuçiqi po e kopjon Putinin

    Lajmi i rradhës

    Ministri Boçvarski konfirmon që autobusi i përflakur nuk ka qenë i paraqitur | “Besa-Trans-it” do t’i merret licenca

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë