Ministri Boçvarski konfirmon që autobusi i përflakur nuk ka qenë i paraqitur | “Besa-Trans-it” do t’i merret licenca

    Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski nëpërmjet një komunikimi me media ka konfirmiar se autobusi që u përfshi nga flaka në aksidentin e tmerrshëm në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, nuk ka qenë i paraqitur në Ministrinë e Transportit dhe nuk ka pasur certifikatë – licencë për kryerjen e veprimtarisë, përcjell Nistori.

    Boçvarski në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, tha se është iniciuar procedurë për marrjen e licencës ndaj kompanisë “Besa Trans” për transport me autobus.

    “Pas marrjes së informacionit nga MPB për automjetin e djegur, kemi konstatuar se nuk ka qenë i raportuar nga transportuesi në përputhje me nenin 11, paragrafi 5 të Ligjit për transport rrugor dhe për rrjedhojë automjeti nuk gjendet në bazën elektronike të të dhënave të Ministrisë për transport dhe lidhje”, tha Bochvarski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: Kontrolli i fundit teknik është bërë më 5 tetor

    Lajmi i rradhës

    Duhet bërë hapa vendimtarë për menaxhimin me sfidat ekologjike në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë