Spasovski në EUROPOL: Mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e krimit kompjuterik

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka vizituar selinë e EUROPOL-it në Hagë. Siç ka bërë të ditur Spasovski në profilin e tij në Facebook, kjo është vizita e parë e ministrit të Punëve të Brendshme nga vendi në selinë e EUROPOL-it.

    “Kënaqësi e veçantë, me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL-it, Katrin De Bol, bashkërisht ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e krimit kompjuterik dhe në fushën e krimit ekonomik dhe hetimet financiare në periudhën e ardhshme”, njoftoi ministri Spasovski.

    Mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkruan Spasovski dhe shton se janë të hapur për avancimin e bashkëpunimit policor si me EUROPOL-in ashtu edhe me të gjitha organet tjera të rendit në botë.

    Lajmi Paraprak

    MSh: 40 mijë vaksina kundër gripit sezonal për personat mbi 65 vjeç dhe gratë shtatzëna

    Lajmi i rradhës

    Sulmohet me gërshërë dhe mbetet e plagosur një infermiere në Spitalin e Kumanovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë