MSh: 40 mijë vaksina kundër gripit sezonal për personat mbi 65 vjeç dhe gratë shtatzëna

    Në vend ka filluar qetësimi i gjendjes me pandeminë e Kovid-19, por me fillimin e vjeshtës ku kemi edhe ndryshim të temperaturave, paraqitet edhe gripi sezonal. Për këtë arsye, nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se janë të përgatitur për fillimin e vaksinimit kundër gripit sezonal, dhe se tashmë janë siguruar dozat e nevojshme.

    Në sezonin e gripit në vitin 2020-2021, ishin shumë të rrallë pacientët me grip sezonal, për shkak të masave antikovid, kur qytetarët pothuajse gjatë tërë kohës mbanin maska, mbanin higjienë më të theksuar të duarve, dhe kohën më të madhe të ditës e kalonin në shtëpi, dhe kjo ishte arsyeja pse numri i pacientëve me grip sezonal ishte i vogël. Tani, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë siguruar 40.000 doza kundër gripit sezonal.

    “Këto kohë është e paraparë që vaksinimi kundër gripit sezonal të fillojë më herët se sa që ishte e paraparë, kështu që në vend se të fillojë në fillim të nëntorit, sikurse deri tani, do të duhet të fillojë në mes të tetorit. 40.000 dozat e katër llojeve të vaksinave kundër gripit sezonal gjatë të synuara për persona të moshuar (mbi 65 vjeç), për të sëmurët kronik, të punësuarit në shëndetësi, gratë shtatzëna, dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjet”, potencuan nga MSH. Ashtu si vitet e kaluara, vaksinimi kundër gripit sezonal është pa pagesë.

    Sa i përket vaksinimit kundër Kovid-19, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nëpërmjet KSI në vazhdimësi po i përcjellin rekomandimet në lidhje me të gjitha aspektet për pandeminë e Kovid-19, duke përfshirë këtu edhe imunizimin. “Vaksinimi kundër pandemisë Kovid-19 është duke u zhvilluar pa pengesa, dhe në muaj realizohen 1.000 vaksinime. Përsëri apelojmë deri te të gjithë qytetarët që nuk janë të imunizuar, apo që duhet të pranojnë dozën shtesë, këtë ta bëjnë sa më parë, pasi që nuk dihet se si do të shkojë pandemia në peridhën e ardhshme”, thonë nga MSH.

    Nga ordinanca e Medical Point thanë për gazetën KOHA se gripi sezonal ka filluar me hapjen e shkollave.

    “Me fillimin e shkollave ka filluar edhe fluksi i gripit sezonal, dhe që pritet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Kurse sa i përket vaksinimit, është i mirë sidomos për personat në mosha të shtyera, dhe ka nga ata që e pranojnë por edhe nga ata që kategorikisht e refuzojnë. Në shumicën e rasteve ata që e pranojnë kërkojnë me ngulmë që të ju jepet termine për vaksinim”, deklaroi Dr. Rejhan Murseli. Sezonin e kaluar kishte rreth 3600 raste me grip sezonal, dhe rreth afër 50.000 vaksina pa pagesë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Dibra mbushet me garazhe ilegale

    Lajmi i rradhës

    Spasovski në EUROPOL: Mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e krimit kompjuterik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë