Spasovski vlerëson se faljet nuk duhet të anulohen, por duhet pasur kujdes se cilat emra do të gjenden në listë

    A duhej të tërhiqej e gjithë lista me emrat e të burgosurve që kanë kërkuar falje për Vitin e Ri? Kreu i shteti, Stevo Pendarovski, në emisionin “Samo vistina” në “Kanal 5” pohoi se ekspertët juridik kanë mendime të ndara sa i përket kësaj çështje, por përfundon se këtë fundvit nuk do të falet asnjë i burgosur.

     “Disa thonë se ministri i Drejtësisë nuk guxon të tërheqë gjithë listën sepse ka njerëz që e meritojnë të kërkojnë falje. Megjithatë fakt është që e ka tërhequr listën dhe nuk do te ketë falje për Vitin e Ri për askënd, sepse nuk ka as listë formale të dërguar. Me ligj shkon kështu, lista bëhet në Drejtorinë për zbatimin e sanksioneve, dërgohet te Ministria e Drejtësisë, tek Komisioni për falje dhe pastaj tek unë. Unë nuk mundem vet të inicioj, unë mundem  t’i hedh poshtë vendimet e të tre filtrave, por nuk mund të them, p.sh. ai do të jetë i falur”, tha Stevo Pendarovski, president.

    Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, vlerëson se faljet nuk duhet të anulohen, por duhet pasur kujdes shumë elemente se cilat emra do të gjenden në listë.

     “Duhet të kihet kujdes serioz se kush gjendet në ato lista për falje. Jo gjithmonë duhet të nisemi nga sjellja e të burgosurve nëpër burgje që të gjendet ose jo në listë, por duhet të vlerësohen shumë fakte dhe argumente. Çka ka bërë, vlerësim të bëhet për dëmin që ka shkaktuar e kështu me radhë”, theksoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

    Kërkuan përgjigje nga Ministria e Drejtësisë se si i komentojnë reagimet se nuk duhej anuluar e gjithë lista me emrat e të burgosurve, por nga kabineti i Bojan Mariçiqit nuk morëm përgjigje.

    Pas reagimeve të shumta në opinion për emrat që u gjenden në listë, ministri Mariçiq informoi se lista tërhiqet tërësisht, ndërsa në Facebook paralajmëroi propozim-ligj i ri ku do të precizohen kriteret dhe të përforcohen filtrat se si të krijohet lista me personat që duhet të falen. Faljet ose shkurtimi i dënimit të burgosurve bëhet 2 herë në vit, për festën e Vitit të Ri dhe për festën e Ilindenit.

    Lajmi Paraprak

    Taravari zbulon se ky do të jetë mandati i fundit si kryetar i Gostivarit

    Lajmi i rradhës

    Britania zgjeron skemën e vizave për punëtorët sezonalë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë