Taravari zbulon se ky do të jetë mandati i fundit si kryetar i Gostivarit

    Në ditën e komunës së Gostivarit Arben Taravari zbuloi se ky mandat për të do të jetë i fundit, pasi siç tha, është simpatizant i Kushtetutës amerikane.

     “Ju e dini se para do kohe gostivarasit na dhanë ekipit tonë edhe mua për një mandat të dytë, si një pro amerikan që jam dhe si një simpatizant objektiv i kushtetutës së Amerikës, unë mendoj se dy mandate janë ligjërisht edhe pa dyshim se të mjaftueshëm për cilindo që mban një post kështu  këtë mandat të dytë timin e konsideroj edhe mandat të fundit ose mandatin tim të lamtumirës”, tha Arben Taravari, kryetar i Gostivarit.

    Se kandidatët e Aleancës për Shqiptarët nuk duhet të jenë më shumë se dy mandate e deklaroi  edhe kryetari Ziadin Sela në emisionin “Clik Plus”.

     “Te ne po e them publikisht mbyllet meseleja e kandidatëve për kryetra komunash me dy mandate, në qoftë se do vlejë fjala ime në ASH pas 4 viteve vota ime do jetë kundër që Arben Taravari të jetë kandidatë edhe Isen Shabani të jetë kandidat”, tha Zijadin Sela, kryetar ASh-së (16 shtator 2021).

    Në ditën e komunës së Gostivarit i pranishëm ishte edhe presidenti i vendit Stevo Perndarovski por i nuk mbajti fjalë e nuk dha ndonjë deklaratë. Në ditën e komunës u dhanë disa mirënjohje për personalitete që kanë dhënë kontribut për qytetin e më gjerë.

    Lajmi Paraprak

    Boçvarski: Ata që kanë ndërtime pa leje dhe nuk do të aplikojnë për legalizim, pas gjashtë muajsh do t’i nënshtrohen shembjes

    Lajmi i rradhës

    Spasovski vlerëson se faljet nuk duhet të anulohen, por duhet pasur kujdes se cilat emra do të gjenden në listë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë