Spasovski vlerëson se programi i qeverisë së re është larg premtimeve të bëra

    Nuk mund të parashikohet se qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të realizojë gjithçka që premton dhe parashikon, vlerëson opozita pas fjalimit të sotëm të mandatarit Hristijan Mickoski, përcjell Nistori.

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme tha se në dokument nuk ka afate se kur do të realizohen projektet dhe as siç tha ai strukturë financiare se sa para do të shpenzohen dhe si do të sigurohen.

    “Nëse i shikoni deklaratat para zgjedhjeve, në të cilat shpallni se nuk do të përdorni emrin kushtetues ose se nuk do të përdorni mbiemrin, sot keni deklaruar se do ta bëni. A është ky koncepti i ri? Nëse është kështu, është e drejtë të thuhet para qytetarëve. Sepse është një gjë që qytetarët ta thonë edhe mandatin nëse duhet, le të ma marrin, nuk do ta përdor mbiemrin e emrit dhe ju sot po flisni këtu para Kuvendit të Maqedonisë si mandatar dhe paralajmëroni respketimin e Marrëveshjes së Prespës dhe të emrit kushtetues të shtetit”, tha Spasovski.

    Spasovski tha se edhe programi është larg nga ajo që kanë premtuar.

    “Ka një pjesë në program që e keni vënë si arritje të mëdha dhe ato tashmë ekzistojnë dhe funksionojnë. Flet për një program pune që është shkruar vetëm për të thënë se do të bësh diçka në të ardhmen. Për shembull, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ju deklaruat se do të krijoni një sistem të video mbikëqyrjes në pikat kufitare. Dhe një sistem i tillë funksionon prej 30 vitesh në të gjitha pikat kufitare. Dhe nuk është një sistem por dy, edhe i Drejtorisë doganore edhe i MPB-së”, tha Spasovski. /Nistori/

          Lajmi Paraprak

          Mickoski: nuk do të kërkojë 100 ditë muaj mjalti, të martën vjen investimi më shumë se 400 milionë euro

          Lajmi i rradhës

          Saliu: prioritet i kësaj qeverie është lufta kundër varfërisë!

          Lajme tjera

          Bashkohu

          Informohu në kohë