Transporti falas, mbush autobusët në Shkup

    Autobusët e Ndërmarrjes Publike të Qarkullimit u mbushën për shkak të transportit falas. Këtë e filmoi edhe kamera e Alsatit, por jo të gjithë autobusët janë të mbushur me njerëz.

    Një pjesë e qytetarëve reagojnë ndaj turmës në autobusë.

    Qyteti i Shkupit, ndër të tjera rekomandoi kufizimin e funksionimit të autoshkollave. Nga MPB thonë se nuk veprojnë sipas rekomandimeve, por sipas ligjeve apo masave të Qeverisë, që do të thotë se për momentin funksionimi i autoshkollave nuk është i kufizuar.

    “Ministria e Punëve të Brendshme në periudhën e kaluar në vazhdimësi ka vepruar në bazë të ligjeve, si dhe në bazë të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria, dhe do të vazhdojë të veprojë kështu dhe ju informojmë rregullisht juve mediat dhe qytetarët për të gjitha aktivitetet tona”, thonë nga MPB.

    Ministria e Brendshme njofton gjithashtu se i kontrollojnë lëvizjet e kamionëve në zonat ku është e ndaluar, si dhe kontrollojnë se sa gazra shkarkimi dalin nga automjetet./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Hoteleritë në Strugë dhe Ohër nuk e kanë mirëpritur rritjen e energjisë elektrike

    Lajmi i rradhës

    Në kuvend u miratua ligji për mjedisin jetësorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë