“Specializantët privat veshin uniformën dhe marrin valigjen për ta braktisur vendin”

    Qindra specializantë privatë të veshur me mantel të bardhë por edhe me valixhe për të braktisur vendin, u mblodhën para Ministrisë së Shëndetësisë.

    Kjo formë e protestës vjen nga pakënaqësitë e mos pagesave dhe në formë simbolike biletat njëdrejtimësh i fusnin në një kuti votimi.

    Me këtë paralajmëruan shtetin se nëse nuk pranohen kërkesat e tyre, do të ikin nga vendi. Specializantët privatë thonë se prej sot ndërpresin grevën dhe do të kthehen në vendet e punës që të mos e pësojnë pacientët, por kjo nuk do të thotë se dorëzohen.

    Çdo të martë gjatë kohës së pauzës do të protestojnë për të njëjtin qëllim.

    “Kemi statistika se rreth 70% e studentëve të mjekësisë, në mënyrë aktive mësojnë dhe e njohin gjuhën gjermane, e kjo nuk është rastësi, por bëhet fjalë për një plan migrimi sepse e shohin një ardhmëri të pashpresë në vendlindje. Nëse marrim parasysh statistikat e Shoqatës së mjekëve ku  thuhet se mbi 250 mjekë në vit ikin nga vendi, e kjo është e barabartë me studentët që regjistrohen në fakultetet e Maqedonisë. Kjo domethënë se punojmë me të ashtuquajturën zero pozitive, pra prodhojmë aq mjekë sa edhe migrojnë”, tha Aleksandra Georgieva – lidhja e mjekëve dhe specializantëve.

    Specializantët privatë thonë se kishin kërcënime nga profesorë doktorët që të mos dalin të protestojnë.

    Rreth 400 specializantë privatë ishin në grevë dhe nuk u paraqiten në punë.

    Ata janë të revoltuar për shkak se nuk kanë sigurim pensional dhe shëndetësor dhe kërkojnë rritje të kompensimit mujor, i cili tani arrin në 26.000 denarë, i njëjti të jetë në nivelin e pagës mesatare të mjekut në institucionet publike shëndetësor, si dhe zgjidhjen e statusit të tyre si persona të papunë./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “SPB Tetovë po pengon fillimin e punimeve për projektin e rrugës së Butiqeve”

    Lajmi i rradhës

    18 të punësuarit në Toksikologjisë që katër muaj pa paga!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë