Specializantët privatë në grevë, kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre

    Mbi 400 specializantë privatë të qendrës klinike “Nëna Terezë”, prej sot nuk do të paraqiten në punë, nuk do të mbajnë kujdestari dhe nuk do të punojnë as nëpër ambulanca derisa të marrin garanci me shkrim se kërkesat e tyre do të plotësohen. Ata kërkojnë rritje të pagave në nivel të pagës mesatare, pasi tani paguhen vetëm 26 mijë denarë. Më tej kërkojnë sigurim shëndetësor dhe pensional dhe zgjidhje të statusit të personave të papunë.

    “Na ishte premtuar se kërkesat tona do të jenë në seancën e radhës në Qeveri.Pas takimit me ministrin, janë mbajtur dy seanca të qeverisë më 3 dhe 9 prill, ku sipas informacioneve publike nuk është biseduar për kërkesat tona…Greva do të vazhdojë derisa nuk marrim garanci zyrtare me shkrim se kërkesat tona do të plotësohen”, tha Hristina Ilioska, mjeke specializante.

    Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, vlerëson se reagimi i specializantëve privatë në këtë moment është i nxitur politikisht, duke drejtuar gishtin drejtë opozitës. Ai tha se kërkesat e tyre do të diskutohen në seancën e radhës të Qeverisë, ose të martën e ardhshme.

    “Nuk them se është ideale por është dukshëm mi i mirë pozicioni se para 2017-tës…Tendenca dhe angazhimi im, prandaj edhe mora obligim ta paraqes në seancë qeveritare, do të jetë që ato të nivelizohen me specializantët e punësuar në institucione shtetërore, por duhet ta dini se nuk është edhe pa nxitje politike, pa prapavi politike… Sigurisht nuk është i nxitur prej qeverisë”, u shpreh Ilir Demiri, Ministër i Shëndetësisë.

    Specializantët protestuan edhe më 27 mars, ata mes tjerash theks të veçantë vendosin edhe te sigurimi shëndetësorë. Thonë se detyrohen të paguajnë për shërbimet shëndetësore që i marrin, ose të ndajnë para nga paga 26 mijë denarëshe për të paguar kontributet për këtë sigurim. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Studim: Ushqimi që ul yndyrën e mëlçisë me 40%

    Lajmi i rradhës

    Edukimi dygjuhësor – A ndihmohen apo pengohen fëmijët?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë