Spitali klinik i Tetovës / Vazhdon problemi me ashensorët, pacientët detyrohen të ngjiten shkallëve

    (një person me nevoja të posaçme duke u ngjit shkallëve të spitalit)

    Gazetari: Kështu ngjiteni gjithnjë? A po lodheni shumë?

    “Kështu patjetër e kam gjithnjë. Ndalem në secilën pushimore, sepse me invaliditet jam, çka të bëj”, tha Irfan Ganiu, pacient.

    Në këtë mënyrë Irfan Ganiu ngjitet gati çdo ditë shkallëve të spitalit për të marr shërbimin mjekësor. Ashensorët ka frikë ti përdor, sepse janë të vjetër dhe shpesh i ka ndodhur që të ngec në të dhe të pres ndihmën. Kjo ju ndodh shpesh edhe pacientëve të tjerë. Disa prej tyre, madje kanë pasur raste kur edhe në këmbë nëpër shkallë, kanë bartur pacientët deri tek mjeku, sepse ashensori ose nuk ka punuar, ose ka ngecur në gjysmë.

    “Nuk i shfrytëzojmë aspak se nuk punojnë. Shumë pak punojnë dhe nuk hipim. Para tre muajve më ka ndodh pacientin shkallëve e kam hip, edhe para një viti më ka ndodhur kjo me zonjën time. Ajo është invalidë dhe mezi e hipa lartë. S`ka asgjë këtu. Është shumë vështirë por prej zorit patjetër në këmbë me e dërguar lartë”, u shpreh një banor.

    “Le të mbledhin mend të fusin në kokë, le të punojnë për popullin pak. Lodhem aq shumë sa që kur mbrri në katin e pestë vetëm sa nuk alivanosem. Dje hipa në këtë ashensor dhe bllokoi mbeta në të”, shtoi një banor.

    “Ashensorët në spitalin klinik të Tetovës po premtohen për vite me radhë, por e vetmja gjë që ndodh me këta ashensor kohë pas kohë është rregullimi i tyre, por jo ndërrimi siç po premtohet. Pjesa më e madhe e ashensorëve këtu në bllokun kirurgjik janë jashtë funksionit siç e shihni”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

    Nga Spitali klinik i Tetovës, për Alsat thanë se Ministria e Shëndetësisë është e informuar dhe po punon në drejtim të sigurimit të ashensorëve, por për informata shtesë na drejtuan në këtë dikaster. Nga Ministria e Shëndetësisë, kohë më parë u premtua se së shpejti do të hapet tenderi për furnizime për shtatë ashensorë të rinj, por nuk arritëm të marrim përgjigje se deri ku është procedura e tenderit dhe kur pritet të zgjidhet ky problem. Ndryshe, deri më tani, kanë kaluar pesë drejtorë ndërkohë që problemi i ashensorëve së bashku me premtimet është bartur nga njëri tek tjetri. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mexhiti: E mbështes aksionin në klinikën e Onkologjisë

    Lajmi i rradhës

    NUK MUND TË ABUZOHET ME TERAPITË E PACIENTËVE | Oda e mjekëve kërkon që të përgjigjen fajtorët për rastin në Onkologji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë