SPITALI PA MJEKË! | Dibra po mbetet pa kuadro mjekësor

    Nga viti në vit, institucionet shëndetësore që funksionojnë në Dibër po mbeten pa kuadro profesionale. Spitali i Përgjithshëm, por edhe Njësia për Shëndet publik për fat të keq kohëve të fundit kanë ngelur pa shumë specialistë. Kjo po detyron dibranët që shërbime shëndetësore të kërkojnë në Strugë, Ohër, Manastir, Tetovë dhe madje edhe në Shkup. Spitali i Dibrës ka mbetur pa anesteziolog, transfuziolog, pa otorolingolog…, pasi mjekët që ishin – tashmë kanë dalë në pension. Por edhe Njësia e Entit për Shëndet Publik në Dibër, e cila është njësi e Entit me seli në Ohër, ka mbetur pa kuadrot e nevojshme. Tani më disa muaj kjo njësi ka mbetur pa epidemiolog, profesion i cili është tejet i nevojshëm për Dibrën dhe rajonin, meqë shpeshherë në këtë rajon paraqiten sëmundje të ndryshme ngjitëse infektive.

    Epidemiologu i njohur Mentor Mela pas daljes në pension, me kontratë pune punoi disa muaj, por që nga viti i ri, kontrata i është ndërprerë. Dr.Mela për gazetën Koha thotë se ka patur takime me kompetentët në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa ka shprehur dëshirën për të vazhduar aktivitetin profesional si epidemiolog meqë Dibra dhe i tërë rajoni perëndimor nuk e ka një të tillë.

    Mela, i cili është i njohur në nivel të shtetit si epidemiologu që zbuloi rastet e para në vendin tonë me Kovid-19, potencon se tani Dibra dhe rajoni kur ka edhe raste të epidemisë të kollit të rëndë, ka ngelur pa epidemiolog. Angazhimi im, thotë ai, do të ndihmoj mbrojtjen të personave dhe të shëndetit të tyre nga kolli i keq. Por, deri më sot nuk ka marrë informatë nga Ministria e Shëndetësisë për vazhdimin e kontratës, tregon ai.

    “Përveç pacientët që kërkonin shërim nga infeksionet e ndryshme, në të kaluarën në Njësinë për Shëndet Publik në Dibër kishte edhe pacientë të shumtë nga Komunat Qendër Zhupë, Mavrovë- Rostushë, por edhe viset kufitare të Republikës së Shqipërisë. Tani Njësia e Shëndetit Publik në Dibër ka ngelur me shumë pak të punësuar meqë në pension kanë dalur edhe disa mjekë tjerë”, tregon dr.Mela. Mungesa e mjekëve specialist në Spitalin e Dibrës është duke e kthyer këtë institucion në Shtëpi të Shëndetit, thonë njohësit e mirë të kësaj sfere, kurse mungesa e epidemiologut dhe mjekëve në njësinë për Shëndet Publik po çon në shuarje kësaj njësie të Entit për Shëndet Publik të Ohrit.

    Lajmi Paraprak

    Shtrenjtime dhe strajca të zbrazëta!

    Lajmi i rradhës

    ADOLESHENTËT E KRIMINALIZUAR NË RMV! / Për katër vjet 263 fëmijë kanë kryer vepra penale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë