Stacione pa udhëtarë

    Transporti hekurudhor në Kosovë është gati pasiv. Dikur edhe në linja ndërkombëtare, sot trenat e Kosovës qarkullojnë vetëm në dy relacione: Prishtinë – Hani i Elezit dhe Prishtinë – Pejë.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ka qenë rreth 13,000. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2021, numri i pasagjerëve është zvogëluar për 25 për qind.

    Hekurudhat e Kosovës nuk janë mirëmbajtur siç duhet që nga fillimi i viteve ‘90, kur edhe kanë filluar luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë. Me gjithë planet për investime që kanë shpallur autoritetet e Kosovës, hekurudhat mbeten të vjetra dhe vende-vende të shkatërruara.

    Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Arben Hoti, ka kapur pamje në disa stacione trenash në Kosovë, që, po ashtu, duken në gjendje të rëndë. /REL/


    Stacioni i trenit në Fushë Kosovë.
    1Stacioni i trenit në Fushë Kosovë.
    Pamje nga brenda e stacionit të trenit në Fushë Kosovë.
    2Pamje nga brenda e stacionit të trenit në Fushë Kosovë.
    Stacioni i trenit në Qyshk të Pejës i mbuluar nga barishtet.
    3Stacioni i trenit në Qyshk të Pejës i mbuluar nga barishtet.
    Vagonë të ndryshkur në stacionin e trenit në Bardh të Madh.
    4Vagonë të ndryshkur në stacionin e trenit në Bardh të Madh.
    Treni që qarkullon dy herë në ditë në relacionin Prishtinë - Pejë dhe anasjelltas.
    5Treni që qarkullon dy herë në ditë në relacionin Prishtinë – Pejë dhe anasjelltas.
    Një punonjëse hekurudhash dhe një i moshuar afër trenit në stacionin në Pejë.
    6Një punonjëse hekurudhash dhe një i moshuar afër trenit në stacionin në Pejë.
    Një djalë me biçikletë duke pritur kalimin e trenit në Pejë.
    7Një djalë me biçikletë duke pritur kalimin e trenit në Pejë.
    Orë muri në stacionin e trenit në Pejë.
    8Orë muri në stacionin e trenit në Pejë.
    Stacioni i trenit në Pejë: Për shkak të kushteve teknike në linjat aktuale, shpejtësia e trenave mund të arrijë vetëm në 50 kilometra në orë.  
    9Stacioni i trenit në Pejë: Për shkak të kushteve teknike në linjat aktuale, shpejtësia e trenave mund të arrijë vetëm në 50 kilometra në orë.
     
    Disa udhëtarë duke pritur në stacionin e trenit në Prishtinë.
    10Disa udhëtarë duke pritur në stacionin e trenit në Prishtinë.
    Stacioni i trenit në Prishtinë.
    11Stacioni i trenit në Prishtinë.
    Në drejtim të trenave, shpesh gjuhen gurë, thonë punonjës të hekurudhave.
    12Në drejtim të trenave, shpesh gjuhen gurë, thonë punonjës të hekurudhave.
    Binarët, stabilimentet sinjalizuese, lokomotivat, vagonët e udhëtarëve - të gjitha janë të vjetruara.  
    13Binarët, stabilimentet sinjalizuese, lokomotivat, vagonët e udhëtarëve – të gjitha janë të vjetruara.
     
    Kështu duket stacioni i trenit në Dobroshec.  
    14Kështu duket stacioni i trenit në Dobroshec.
     
    Stacioni i trenit në Dobroshec, jashtë funksionit.
    15Stacioni i trenit në Dobroshec, jashtë funksionit.
    Stacioni i trenit në Baincë.
    16Stacioni i trenit në Baincë.
    Për stacionin në Baincë, punonjësit e hekurudhave thonë se ai, para luftës së viteve 1998/99, “ka qenë më i mirë se një restorant modern i ditëve të sotme”.
    17Për stacionin në Baincë, punonjësit e hekurudhave thonë se ai, para luftës së viteve 1998/99, “ka qenë më i mirë se një restorant modern i ditëve të sotme”.
    Një punonjës hekurudhe në stacionin e trenit në Klinë.
    18Një punonjës hekurudhe në stacionin e trenit në Klinë.
    Stacioni i trenit në Klinë.
    19Stacioni i trenit në Klinë.
    Stacioni i trenit në Ujmir afër Klinës.
    20Stacioni i trenit në Ujmir afër Klinës.
    Lajmi Paraprak

    Si synon G7 të dëmtojë Rusinë me çmimin tavan për eksportet e naftës!

    Lajmi i rradhës

    A i paguan shteti avokatët e autorizuar?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë