“Standard & Poor’s”: Ekonomia e Republikës së Maqedonisë ka arritur nivelin e saj si para pandemisë

    Agjencia e vlerësimit të kredisë “Standard & Poor’s” e konfirmoi vlerësimin e kredisë së Maqedonisë së Veriut me BB-, me perspektivë stabile. Ky rangim reflekton pritshmëritë se perspektivat e fuqishme lidhur me rritjen ekonomike të vendit do t’i përkrahin përpjekjet e Qeverisë për konsolidimin buxhetor dhe do të mundësojnë stabilizimin e borxhit shtetëror në periudhë afatmesme.

    Vlerësimin e kredisë BB me perspektivë stabile Republika e Maqedonisë së Veriut e ka që nga viti 2013 dhe në vazhdimësi, megjithatë me rëndësi është të theksohet se edhe gjatë viteve 2020 dhe 2021, kur vendi ballafaqohej me ndikimin e krizës së shendetësisë dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Kovid 19, ky vlerësim nuk është ndryshuar.

    Agjencia vë në dukje se, vlerësimi mund të rritet nëse përpjekjet për reforma strukturore vazhdojnë, duke përforcuar kapacitetin institucional përmes konsolidimit të politikave të qëndrueshme fiskale.

    “Standard & Poor’s”

    “Qëllimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mund të kontribuojë në përforcimin e kornizës institucionale, ndërsa qeveritë aktuale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë kanë vendosur dinamikë pozitive në negociatat e anëtarësimit në BE. Ekonomia e Republikës së Maqedonisë ka arritur nivelin e saj si para pandemisë”

    “Standard & Poor’s” vlerëson se bartësit e rritjes do të vazhdojnë të jenë konsumi i fuqishëm privat i përkrahur nga politika e adaptueshme monetare, rritja e pagave, remitancat nga diaspora, si dhe investimet.

    Siç u potencua, pavarësisht kontraktimit të shkaktuar nga pandemia, eksporti u rikuperua në mënyrë të fuqishme falë rritjes së kërkesës së jashtme, veçanërisht nga partnerët kryesorë tregtarë në BE. /Shenja/

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka fuqi punëtore në Maqedoni, investitorët e huaj ndahen të zhgënjyer

    Lajmi i rradhës

    BGNES: Mbi 86 mijë maqedonasë kanë shtetësi bullgare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë