Starbucks i bie vlera e tregut – kompania humb 11 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës në Gaza

    Raportohet se Starbucks ka humbur pothuajse 11 miliardë dollarë (10.2 miliardë euro) të vlerës së tregut. Arsyet kryesore janë grevat e punonjësve dhe bojkotimi në mbështetje të Palestinës.

    Për të rikuperuar humbjet, të cilat Starbucks me siguri se i parashikoi dhe me afrimin e festave, korporata shpalli “Ditën e Kupës së Kuqe”; një strategji marketingu që u jep konsumatorëve mundësi që të marrin një gotë falas për çdo blerje.

    Me një numër të madh promovimesh të reja, Starbucksit i ka ra vlera e aksioneve për 8.96 për qind, gjegjësisht 10.98 miliardë dollarë, raporton newsweek.

    Me sa duket arsyeja më e madhe është bojkoti i fundit global i markave dhe ekskluziviteteve që organizatorët thonë se drejtpërdrejt ose tërthorazi po e ndihmojnë Izraelin.

    Pavarësisht humbjes së vlerës, si ekonomike ashtu edhe sociale, CEO i Starbucks, Laxman Narasimhan është i bindur se Starbucks mund të ndryshojë imazhin dhe të rikthehet pas “sfidave makroekonomike me të cilat po përballemi”.

    Megjithatë, statistikat tregojnë të kundërtën, sepse përpjekjet e kompanisë nuk janë në përputhje me rezultatet që kanë sjellë vite më parë.

    Për shembull, “Dita e Kupës së Kuqe” vitin e kaluar rezultoi në një rritje prej 81 për qind në shpenzime krahasuar me vetëm një rritje prej 31.7 për qind këtë vit. 

    Lajmi Paraprak

    Liridona, Vanja, Giulia – Femicid apo tragjedi familjare?

    Lajmi i rradhës

    Shënohet rritje e ndjeshme e numrit të gazetarëve të vrarë

    Lajme tjera

    Plagjiatë të pandëshkuar

    Raportimet për plagjiaturë nga profesorët e Universitetit të Prishtinës, kanë shtyrë institucionet që të ndërmarrin vendime për të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë