Stomatologët protestojnë përpara Ministrisë së Shëndetësisë

    “Si mjek i stomatologjisë me 35 vjet përvojë pune, fondi i shëndetësisë në muaj më lëshon 38 mijë denarë, ekipit tim ku unë jam doktor i stomatologjisë, me asistent dentist dhe gjitha shpenzimet e tjera. Rroga ime është 18 mijë denarë, kjo nuk është vetëm turp por edhe jo dinjitoze. 17 vjet jemi stomatologë privatë, e asnjë qeveri nuk na doli në ndihmë, që të thotë, prit të shoh se çfarë problemesh keni dhe me të gjitha çmenduritë që kemi tani”- tha Zoran Trajkov, Doktor i Stomatologjisë.

    Kështu u shpreh një nga dhjetëra stomatologët privatë që protestuan përpara Ministrisë së Shëndetësisë. Thotë se nëse vazhdohet me këto kushte të vështira, shumë kolegë të tyre do të detyrohen të mbyllin klinikat denatare. Kryetari i Lidhjes së Institucioneve Shëndetësore Private Stomatologjike numëroi arsyet e protestës.

    “Jemi këtu për të dhënë propozim kërkesat tona që vlejnë për punët në vazhdim. Kërkojmë ndërprerjen e institutit stomatologjik amë, kërkojmë që të mos ketë regjistrim të pacientëve amë, të sillet ose të punohet mbi një model të ri të financimit në mbrojtjen primare stomatologjikë, kërkojmë optimalizim të rrjetit, apo të ndryshojë kriteri i qeverisë, gjegjësisht MSH-së, për dhënien e licencave për kryerjen e veprimtarisë. Kjo nënkupton se duam kompensim fiks financiar, që do të mbulojë pagat bruto të stafit stomatologjik”- deklaroi Zharko Gjorgjiev, Kryetar i Stomotologëve Privatë.

    Gjorgjiev thotë se stomatologët privatë marrin më pak se gjysma e financave të nevojshme.

    “Përllogaritjet tona janë domethënë që bruto paga për doktor dhe infermiere, shpenzimet dhe harxhimet për amortizim janë rreth 124 mijë denarë, megjithatë diku rreth 400-500 apo më shumë kolegë janë me 50 mijë denarë të hyra në muaj, që do të thotë se ata nuk mund të kalojnë as pagat as të ardhurat”- tha Zharko Gjorgjiev – Kryetar I Stomotologëve Privatë.

    Stomatologët pritën që Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, i cili po ashtu është stomatolog, do të del t’i dëgjoj ankesat e tyre, por kjo nuk ndodhi, edhe pse protesta është paralajmëruar që para një jave. Nga Lidhje e Stomatologëve privatë na informuan se në takim më pas i kishte pritur zv/ministri i Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski, i cili, siç na thanë, u ka premtuar se do t’i shqyrtojë kërkesat e lartëpërmendura. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Prej ditësh deponia e Bukovës po përhap tym dhe erë të keqe

    Lajmi i rradhës

    Trajtimi i konstipacionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë