Strimnica dhe Zhelina disa herë ngelin pa ujë, Sejdiu u kërkon falje banorëve të cilët janë të rregullt me pagesat e faturave

    Fshati Strimnicë dhe Zhelinë, pothuajse dy herë brenda 1 muaji ngelën pa ujë, kjo për shkak të mosmenaxhimit si duhet nga ana e NPK Mirëmbajtja me banorët që nuk paguajnë rregullisht faturat, ku si pasojë ka çuar në borxh të thellë Ndërmarrjen e komunës. Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka njoftuar banorët e fshatit Strimnicë dhe Zhelinë se mungesa e ujit ka qenë për shkak se banorët nuk e kanë bërë pagesën e faturave dhe EVN është detyruar ta ndërpresë rrymën. Sejdiu thotë se, nga sot do të ketë ujë për pije, mirëpo me keqardhje njofton masat e rrepta ndaj atyre që nuk do të paguajnë faturat, shkruan Nistori.

    “Në fshatin Zhelinë dhe Strimnicë veçanërisht në periudhën e fundit 6 vjeçare është investuar shumë në sistemin e ujësjellësit, saqë sot, sidomos këta dy fshatra kanë të siguruar sistem më modern dhe afagjatë të ujësjellësit, që nuk e kanë patur kurrë më herët. Komuna e Zhelinës me përkushtim të veçantë në këto dy mandate është duke investuar në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit edhe në disa vendbanime tjera përveç Zhelinës dhe Strimnicës, si në Pallaticë, Merovë, Trebosh e Kapazhdoll, duke vazhduar edhe në vendbanime tjera. Banorët e Zhelinës dhe Strimnicës këto dy ditë kanë pas ndërprerje nga rrjeti i ujit të pijshëm, por fatkeqësisht kjo ndodhë si pasojë e një numri të jo të vogël të qytetarëve të cilët, tashmë disa muaj radhazi nuk paguajnë faturat e ujit ndaj NPK-së së komunës së Zhelinës dhe si pasojë e kësaj EVN, kësaj radhe nuk ka toleruar. I njoftojmë qytetarët e Zhelines dhe Strimnicës se nga sot do të ketë ujë për pije, mirëpo me keqardhje masat e rrepta ndaj atyre që nuk do të paguajnë do vazhdojnë”, thotë Sejdiu.

    I pyetur nga Nistori çka nëse një pjesë e banorëve do të paguajnë faturat rregullisht, ndërsa pjesa tjetër jo, ai thotë se nuk do të ketë tolerancë dhe uji nuk do t’iu ndërpritet atyre që paguajnë, por do t’iu merret orëmatësi atyre që nuk paguajnë.

    Sejdiu u kërkon ndjesë dhe mirëkuptim banorëve të cilët janë gjithmonë të rregullt me pagesat e faturave të ujit për pije. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami – tetovarëve: Paguani faturat e mbeturinave, nëse e doni qytetin më të pastër

    Lajmi i rradhës

    Në Zveçan ndalohet vetura me targa të Beogradit përplot armatim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë