Struga në situatë alarmante me qentë endacakë

    Qytetarët struganë thonë se situata me qentë endacakë në këtë qytet është alarmante.

    Sulmet janë bërë më të shpeshta, pasi vetëm javën e kaluar dy fëmijë të mitur dhe dy gra janë sulmuar dhe kanë përfunduar në spital, ndërsa një tufë e tërë delesh është mbytur nga qentë agresivë në fshatin Misleshevë.

    Struganët janë të indinjuar dhe të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të të dashurve të tyre nga tufat e qenve që i ndjekin çdo ditë nëpër të gjithë qytetin.

    Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, konfirmoi se gjendja me qentë endacakë është shqetësuese dhe bëri të ditur se deri më tani në qytet ka vetëm një stacionar privat për strehimin e qenve.

    Problemi me qentë e pastrehë prek edhe punëtorët e turizmit, ata kanë apeluar vazhdimisht për zgjidhjen e këtij problemi sepse edhe qentë endacakë vijnë në plazhe dhe shqetësojnë pushuesit.

    Ndryshe, viteve të fundit qytetarët e lënduar nga qentë endacak po kërkojnë më shpesh dëmshpërblime nga lëndimet që pësojnë, e që komunës së Strugës i kushtojnë mijëra euro.

    Lajmi Paraprak

    Sot pritet takimi Kovaçevski-Mickoski

    Lajmi i rradhës

    Suedia e mbështet hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në sa më shpejtë që është e mundur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë