Suedia e mbështet hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në sa më shpejtë që është e mundur

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, An Linde thotë se vendi i saj mbështet hapje sa më të shpejtë të negociatave për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në.

    Ajo konsideron se është mirë që në vend në vijim janë konsultime të gjera rreth kësaj çështjeje.

    “Suedia e mbështet hapjen e negociatave për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut me BE-në sa më shpejtë që është e mundur. Për t’u përshëndetur janë konsultimet e gjera të cilat po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut për vazhvim përpara”, thotë ajo.

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas takimit të mbajtur me partnerët e koalicionit, në formë integrale në ueb-faqen e saj e ka publikuar propozimin nga presidenca franceze për tejkalimin e çështjeve mes RMV-së dhe Bullgarisë, me qëllim që t’i hapet rrugë fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, këtë propozim e ka vlerësuar si më të favorshëm se sa parapraku, të cilin e refuzoi në Bruksel.

    Ndryshe, së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

    Lajmi Paraprak

    Struga në situatë alarmante me qentë endacakë

    Lajmi i rradhës

    Procesi i decentralizimit ngec qëllimisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë