“Struga nuk përfaqësohet mjaftueshëm jashtë vendit”

    Autoritetet lokale në Strugë këtë vit do të shpenzojnë rreth 58 mijë euro për promovimin turistik të qytetit.

    Bëhet fjalë për program për propagandë të përgjithshme turistike dhe përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve, që së fundi u votua nga këshilltarët e shumicës, BDI- LSDM në Këshillin komunal. 300.000 denarë janë paraparë për përgatitjen, përpunimin dhe shtypjen e materialeve promovuese. VMRO dhe Aleanca për Shqiptarët reagojnë se ky është program joreal.

    “Mjetet e parashikuara për këtë buxhet për promovimin e turizmit janë të mëdha dhe nuk janë në përputhje me mundësitë dhe fondet që ka në dispozicion komuna. Nga kjo mënyrë e organizuar e reklamimit dhe shpërndarjes së këtij lloj të materialit reklamues, prej vitesh nuk kemi parë pothuajse asgjë…”, deklaroi Nikolla Kukunesh-këshilltar nga VMRO DPMNE.

    “220.000 denarë do të shpenzohen për materiale të fotografuara dhe video për potencialet turistike, 300.000 denarë për bilborde, reklama, blogerë dhe influencues. Për pjesëmarrje në panaire dhe forume jashtë vendit dhe në Strugë do të ndahen 1 milion denarë”, tha Nijazi Xhumkar – këshilltar nga Aleanca për Shqiptarët.

    Punëtorët turistikë besojnë se Struga nuk përfaqësohet mjaftueshëm jashtë vendit.

    “Nuk e ka këtë përfaqësim për fat të keq. Nëse vjen ndonjë mysafir të më kërkojë diçka nga komuna, ne nuk e kemi, është mirë ta kemi”, u shpreh Boro Simjanoski – hotelier.

    Një pjesë e aktiviteteve për këtë vit janë transferuar nga programi për vitin 2021 për të cilin janë ndarë 73.000 euro. /AlsatM/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdojnë premtimet boshe nga politika për ajër më të pastër | Shkupi mbetet një nga qytet më të ndotura në botë

    Lajmi i rradhës

    Pse BE-ja nuk po i sanksionon politikanët në Ballkanin Perëndimor?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë